BERAT – Arrestohen dy punonjës të naftës në Kuçovë për vjedhje. Pikërisht dje në orën 17:00 u finalizua operacioni policor "Dekantimi", i cili përfundoi me arrestimin e Agron Metushit, 52 vjeç, banues në Kuçovë, inxhinier kimist dhe Idajet Paja, 50 vjeç, banues në Kuçovë, kryeoperator.

Të dy punonin në Drejtorinë Qendrore të Prodhimit të Naftës. Arrestimi i tyre u bë, pasi dyshohen se janë autorë të vjedhjes me shpërdorim detyre të 36000 litrave naftë në sektorin e shitjes në Kuçovë. Në bashkëpunim me prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, pjesë e këtij grupi kriminal.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)