Ku dallon të qëndruarit vetëm nga vetmia

Ku dallon të qëndruarit vetëm nga vetmia

Foto ilustruese

S’ka nevoje të qëndrosh vetëm për t’u ndjerë i vetmuar. Imagjinoni për një moment 2 njerëz të ulur në të njëjtën kafene. Dikush mund të ndihet shumë i angazhuar, duke dëgjuar muzikën në sfond, kontrolluar postën e tij elektronike, apo duke parë njerëzit gjatë konsumit tëgllënjkave të kafesë. Ndërkohë tjetri mund të ndihet jashtëzakonisht i vetmuar, i vetëdijshëm se sa shumë i mungon dikush për ta ndarë atë kohë që po kalon. Ky person e sheh botën jo si një spektakël, por me një dhimbje të madhe. Ekziston një dallim thelbësor midis të qënit vetëm dhe vetmisë, dhe që të dyja janë ndjenja shumë të ndërlikuara.

Në çdo ditë të caktuar, ne të gjithë duhet të kalojmë shumë kohë vetëm me veten tonë, dhe brenda kokës tonë. Kjo është një pjesë normale e jetës. Por kur kjo rutinë shndërrohet në vetmi? Filozofi gjerman Artur Shopenhauer quhet ndonjëherë edhe ‘filozofi pesimist’, pasi ai thoshte se “jeta lëkundet si një lavjerrës midis dhimbjes dhe mërzisë”.

I frymëzuar nga leximi i tekstit hindu, Upanishads, ai besonte se burimi i gjithë mjerimit të jetës vjen nga dëshirat tona të pandërprera dhe të pamëshirshme. Pra të jesh i vetmuar, do të thotë të dëshirosh diçka që të mungon. Do të thotë të ndjesh brenda teje një zbrazëti e cilambetet e pambushur, të ndihesh i izoluar, në nevojë ose i braktisur, por pa askënd që mund të të ndihmojë.

Ndërkohë të qëndruarit vetëm është një gjë tjetër. Ajo nënkupton të tërhiqesh në vetvete dhe të kënaqesh shumë në shoqërinë e vetes tënde. Kur jemi të vetmuar, ne mund të mendojmë lirisht dhe të jemi aq të ndershëm sa të duam. Vetëm kur jemi të shkëputur nga të gjitha shpërqendrimet e tjera dhe njerëzit e tjerë, kemi hapësirën për të medituar mbi jetën dhe për të zbuluar gjëra të mëdha.

Megjithatë, Shopenhauer e dinte se jo të gjithë ndihen ose mund të ndihen kështu. Të gjithë jemi ndonjëherë të vetmuar. Në qytetet e zhurmshme, apo edhe në shëtitjet më të qeta jashtëtyre, mund të jemi të vetëdijshëm për mungesat në jetën tonë. Vetmia është si të shohësh një vrimë.

Është ndjenja e mungesës. Dhe ajo që na ofron Shopenhauer është një ndryshim këndvështrimi. Të qenit vetëm me mendjen tonë, është një mundësi për të kaluar kohë me veten. Është një vend lirie dhe ndershmërie, ku mendimet tona mund të shkojnë kudo që duam.

Ne mund ta teletransportojmë veten në një botë magjike, të rijetojmë një kujtim të lumtur apo të filozofojmë mbi realitetin. Është një bekim të flasësh me veten dhe mund të habitesh nga ajo që mëson. Në rrëmujën e ngarkuar të jetës sonë, ka shumë pak mundësi për të përqafuar llojin e vetmisë që vlerëson Shopenhauer.

Ne nuk mund të presim autobuzin në stacion, të shkojmë në tualet ose të presim në radhë, pa ndjerë nevojën për të bërë diçka. Momentet e qeta dhe të vetmuara janë të mbushura me zhurmë, që të mos kalojmë shumë kohë me veten. Dhe Shopenhauer ka të drejtë kur thotë se ne humbim diçka në këtë aspekt.

Sipas studimit të Bouker, tërheqja e vetëdijshme dhe e qëllimshme nga ndërveprimi shoqëror (pra të qenit vetëm dhe jo të vetmuar) lidhet me rritjen e kreativitetit. Siç thotë Bouker

“Gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, ideja është që nëse po e largoni veten shumë nga bashkëmoshatarët tuaj, atëherë po humbisni…dhe kjo sjell efektet negative të shmangies dhe distancimit nga bashkëmoshatarët”.

Ne jemi mësuar që në moshë të re se shoqërueshmëria me të tjerët është një gjë e mirë, se qëndrimi midis turmës nxit lumturinë, dhe se përkatësia dhe përmbushja vijnë nga marrëdhëniet sociale. Sigurisht, kjo bart shumë të vërteta. Por ajo që na jep qenia në shoqëri në një fushë, na privon tek një tjetër.

Kur marrim kohë për të qëndruar me veten, i japim vetes hapësirë për të imagjinuar. Kur mendja jonë nuk bombardohet vazhdimisht me përmbajtje, ajo mund të krijojë. MajkëllHerris e shpreh shumë këtë në librin e tij “Të qenit vetëm:Në ndjekje të një jete personale nënjë botë turmash”, në të cilën ai shkruan:“Deri pak kohë më parë, ka pasur momente të ditës kur ngarkesa pakësohej dhe ritmi i jetës ngadalësohej. Ju do ta gjeni veten vetëm, të ndarë nga miqtë dhe kolegët, dhe do të fokusoheshit tek mendimet tuaja. Momente të tilla mund të provokonin ndjenja vetmie dhe mërzie. Por po ashtu ofronin mundësi për të shfrytëzuar idetë, perceptimet dhe emocionet e paarritshme për veten nëse do të ishin në shoqërinë e të tjerëve”.

Për shumë njerëz, nuk ka gjë të tillë si qëndrimi vetëm që përshkruan Shopenhauer, Harrisdhe Bouker. Për këta njerëz, të qenit vetëm është e frikshme dhe e tmerrshme. Ndërsa vetmia mund të jetë ndonjëherë e nevojshme për krijimtarinë, ajo mund të jetë shpesh terreni i errët dhe pjellor i depresionit.

Samuel Xhonson, gjiganti letrar dhe një njeri depresiv, kishte shumë frikë nga qëndrimi vetëm. Këshilla e tij më e mirë për ata që kishin një prirje të ngjashme melankolike si ai ishte: “Nëse jeni një bjerraditës, mos qëndroni vetëm; nëse jeni të vetmuar, mos rrini kot, bëni diçka”.

Ekuilibri midis vetmisë dhe vetmisë është shumë delikat. Nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për t’i dalluar të dyja. Të qëndruarit vetëm është shpesh një gjendje e zgjedhur prej vetë personit, ndërsa vetmia është e detyruar. Por edhe kjo është e komplikuar nga depresioni. Tërheqja me vetëdije nga shoqëria dhe marrëdhëniet sociale, është një sinjal tipik për shfaqjen edepresionit.

Vendimet e lindura nga problemet e shëndetit mendor mund të “zgjidhen”, por nuk janë më të mirat për t’u marrë. Tek e fundit, mënyra e vetme për të dalluar të qëndruarit vetëm nga vetmia, është ta analizoni veten tuaj në përmasat më intime.

Disa njerëz mund ta bëjnë këtë me fuqinë e introspeksionit të tyre, por të tjerët kanë nevojë për ndihmë. Biseda, me miqtë, familjen apo një terapist, është ajo që e kthen vëmendjen te vetja. Pikërisht nën këtë dritë mund të shohim se sa shumë lulëzojmë vërtet duke qendruar vetëm. / Big Think – Bota.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja