Gjykata e Lartë do të vendosë nesër në Dhomë Këshillimi për fatin e vulës dhe logos së Partisë Demokratike.
Avokati i Rithemelimit Franci Nuri i ftuar në "Frontline" në Report Tv me Marsela Karapançon tha se nëse Gjykata rrëzon rekursin e Berishës vula nuk i kalon PD zyrtare por gjithçka fillon nga fillimi.
“Vulën e vendos anëtarësia. Por në këtë rast ka një konflikt që ka shkuar në dyert e gjykatave. Nëse gjykata e hedh poshtë rekursin e Berishës vula nuk i shkon direkt Bashës. Çështja shkon në shkallë të parë, pra fillon loja nga fillimi. Duhet të dini se një gjykim në shkallë të parë merr muaj dhe vite. Kjo çështje mund të zvarritet me vite”, tha ai.
Fakti që seanca për vulën është lënë ditën e nesërme kur GJKKO merr dhe vendimin për ashpërsimin e masës së sigurisë për Berishën për avokatin është e qëllimshme.
“Kemi pasur koiçidenca të tjera që kanë përkuar në dëm të Partisë Demokratike. Nuk është lënë rastësisht në këtë datë. Në momentin që grupi parlamentar ishte duke kryer bashkimin, pra kishim negociata në atë moment ndodhi që u paraqit çështja në SPAK dhe u njoftua arrestimi i zotit Malltezi dhe u shfaq më pas kërkesa për Berishën. Opozita është ndjerë e sulmuar dita ditës”, shtoi ai.
Vendimi i parë për logon dhe vulën e PD-së u mor nga gjykatësi i Tiranës, Agron Zhukri në 25 mars 2022. Ai e konsideroi të ligjshëm kuvendin që ish-kryeministri Sali Berisha në 11 Dhjetor 2021. Në 3 mars të këtij viti, Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi që të rikthejë çështjen në Shkallën e Parë pasi më parë kishte pranuar si palë edhe grupimin e Alibeajt i komanduar në atë kohë në krye të partisë nga Lulzim Basha. Vendimi i Apelit u ankimua në Gjykatën e Lartë nga grupi i Rithemelimit ndërsa nesër Gjykata e lartë do të shprehet nëse do të lërë apo jo në fuqi vendimin e apelit.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
88.3%
-
Jo
6.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1962
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
34-vjetori i themelimit të PD në Fier/ Bardhi: Dinjitetin e fierakëve nuk e blen dot Belinda Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar
18 Janar, 17:53
-
Frrok Çupi: Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?
18 Janar, 16:49
-
Berisha kujtohet pas 34 vjetësh: Dëmshpërblimin të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë! Sulmon Gjykatën Kushtetuese
18 Janar, 12:54
-
Protestuan para bashkisë së Tiranës, policia nis hetimet për Adriana Kalanë, Balliun, Blushin e Telitin
18 Janar, 10:09
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
EKSKLUZIVE/ '4 vrasjet e 21 Janarit' - E motra e Ziver Veizit për Report Tv: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK? Të dënohen urdhëruesit e zbatuesit
17 Janar, 18:31
-
'Studio Live'/ Haklaj: Berisha me primaret do të godasi grupin e Bardhit dhe të nxjerr vajzën e tij! Kërkon një parti 'bunker' kundër SHBA-së
17 Janar, 17:50
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06
-
Berisha tha se banda e Suel Çelës e dhunoi në zyrë, kryebashkiaku i Elbasanit e përgënjeshtron: S'ka mundësi të rrihet një kryetar
17 Janar, 14:50
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04