Ku e ke partinë Lulzim?

Ku e ke partinë Lulzim?

Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Ajo çfarë shqiptarët kanë parë muajt e fundit (për të mos thënë vitet e fundit) duke nisur nga protestat, “aksionet opozitare”, skenaret me hedhje mielli, çizmesh apo dhe së fundi “Babalja” treguan saktësisht atë që jo vetëm të larguarit nga PD por edhe militantët e saj të zhgënjyer, parashikuan.

Sikur të mos ishin dështimet e protestave “popullore” apo së fundi edhe filmat me “agjentë dhe dedektivë private investigues”, së fundi Partisë Demokratike, asaj partie po u dështojnë edhe aksionet “opozitare” në rrethe.

Të mos harrojmë se zoti Basha krenohet nga zori se “në rrethe kemi akoma parti të fortë”. Dhe kjo është evidentuar dukshëm në fushatën e tentativës së pengimit të kryeministrit Rama në fushatën e tij të llogaridhënies në rrethe.

Grupe të vogla të rinjsh, apo edhe persona të tjerë të mbetur fanatikë të një politike aspak të moderuar të PD, kanë tentuar të duken si “të vetmit përfaqësues të partisë së Lulzim Bashës”.

Deputetë rrethesh të asaj partie, që nuk kanë bërë asgjë për elektoratin, veç pasurimit të tyre, kanë tentuar të jenë në “ballë të protestave”, madje duke mbajtur në duar edhe pankarta të shkruara me shumë gabime ortografike.

Në pamjen e parë duket sikur PD po tenton “rizgjimin, po riorganizohet, po ribashkohet” por tek shikon se si një parti dikur e madhe, e vetmja parti e idealeve të demokracisë, është katandisur në dhjetra persona edhe në qytete të mëdha dhe me peshë në elektorat, atëhere bindesh se gjithçka po shkon keq.

Çdo anëtar dhe militant i PD (duke përjashtuar ata që kanë fituar dikur me atë parti poste dhe miliona) ka të drejtën morale dhe statutore, ti bëjë direkt pyetjen zotit Basha, “ku e ke partinë, ku e ke elektoratin, ku i ke militantët, ku i ke strukturat qëndrore dhe lokale të partisë, përse është katandisur në shoqatë kjo forcë politike, ku po shkojmë”.

Dhe natyrisht këto dhe shumë pyetje dhe kërkesa të tjera , baza e PD dhe drejtuesit e tjerë të saj, ja kanë bërë zotit Basha, por deri sot nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe reagim konkret prej tij, veç premtimeve se “në mars do të nisë riorganizimi, në maj do të nisim protestat popullore dhe do të rrëzojmë qeverinë, në qershor do të hapim dhe europianizojmë partinë” etj.

Thjesht ecejake të kota, thjesht pretekste dhe alibira për të mbajtur të karikuar atë pjesë të elektoratit, apo ata fanatikë dhe kryesisht ata që u pasuruan në kohën e qeverisjes së PD.

Si mund të dalë PD në protesta në qytetet e mëdha me 15 apo 20 vetë, ku janë njerëzit, ku janë militantët, përse janë larguar, përse nuk janë afruar, përse nuk sqarohen mbi situatën, kush janë skenarët e pazbuluar akoma për të ardhmen e kësaj partie ?

Sikur asgjë të mos kishte ndodhur, sikur asgjë të mos kishte bërë deri sot zoti Basha, por vetëm duke u nisur nga mungesa e pjesëmarrjes së protestave në qytetet e mëdha, do të ishte e mjaftueshme që të shkrihej plotësisht gjithë struktura e saj drejtuese.

Si mundet që PD të mbledhë në Durrës as 30 vetë për të protestuar ndaj qeverisë, si mundet që në Elbasan PD të mbledhë as 20 vetë për të kundërshtuar llogaridhënien e Ramës, si mundet që në Berat, Vlorë, Gjirokastër, apo Korçë, kjo parti thuajse nuk ekziston.

Si mundet që zoti Basha të mbajë veten dhe fanatikët e tij, akoma me shpresë se “ne do të organizohemi, do të bashkohemi, ne do të fitojmë”.

Organizimi, bashkimi dhe fitorja, janë opzione të realizueshme kur një kryetar partie ka vizionin e politikanit dhe liderit, kur zbulon dhe afron intelektualët pranë saj, kur tregohet korrekt dhe transparent me bazën e partisë, për të krijuar tek ata besimin dhe shpresën.

Dhe pikërisht besimi dhe shpresa, kanë humbur në atë parti, këto dy komponentë kryesorë që mbajnë një forcë politike europianiste të lidhur fort, pas idealeve demokratike.

Zotin Basha nuk duhet ta “shqetësojë” më shumë se çdo gjë tjetër Babalja i Vlorës, por mungesa e demokratëve të bazës në tubimet e thirrura prej tij, shpartallimi strukturave të partisë në rrethe, dhe imazhi negativ dhe mosbesimi që është krijuar për atë parti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • per lesh: 04/06/2018 23:13

    Ja ka mare peng Babalja ,s'ka mare lekat e audiopergjimit .

    Përgjigju
  • erion: 04/06/2018 14:06

    E ka marre me vete ne Sarajeve Majlinda,, Artur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Australi/ Bullizuesit e shkollave kanë kaluar online! Por a është zgjidhje ndalimi i mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç?

Australi/ Bullizuesit e shkollave kanë kaluar online! Por a është zgjidhje ndalimi i mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç?