VIDEO/ ‘Ku është kapiteni?’ tizofët polakë në ‘Air Albania’ të tërbuar me Levandovskin

VIDEO/ ‘Ku është kapiteni?’ tizofët polakë në ‘Air Albania’ të tërbuar me Levandovskin

Tifozët polakë në 'Air Albania'

Me humbjen ndaj Shqipërisë, tifozët polakë po shohin gjithnjë e më larg të jenë pjesë e kampionatit Europian.

Mbrëmjen e djeshme, tifozët nga Polonia të cilët ishin të pranishëm në stadiumin e “Air Albania”-s, u panë të tërbuar në fundin e ndeshjes, me kapitenin e tyre, Robert Levandovski, i cili përveçse ishte inekzistent në fushën e lojës, as nuk shkoi t’i përshëndeste tifozët pavarësisht rezultatit, ndërkohë që polakët kërkuan shpjegime nga Levandovski.

Thirrja e përsëritur “Ku është kapiteni?” u dëgjua gjatë transmetimit pas ndeshjes në stacionin polak TVP Sport.

Kuqezinjtë mbajnë kreun e grupit E me 10 pikë, dy më shumë se Çekia (një ndeshje më pak) dhe po dy më shumë se Moldavia. Me këtë humbje, Polonia mbetet në vendin e katërt me gjashtë pikë. Në fund Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi