Vijojnë replikat në distancë mes Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama.
Basha iu përgjigj Ramës i cili gjatë një takimi dje me një qytetar në një fabrikë që prodhonte vaj ulliri në Memaliaj, ky i fundit i kishte thënë se Basha nuk i kishte dhënë kompensimin që I takonte dhe ishte sjellur keq.
Kreu i koalicionit euroatlantik përmes një videomesazhi akuzoi Ramën se kur u largua nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës e la me borxhe këtë institucion.
“O Rame ke nisur të rekrutosh dëshmitarë të rremë. Kishe kapur njërin në Memaliaj që thoshte që nuk I kam dhënë lekët që kishe borxh ti. Po ti me Ramë pse nu kia pagove. Vetëm borxhe më le në bashki me Rame, e gropën e Hajdin Sejdisë, nevojtoren më të madhe publike në botë. 200 metra nga zyra jote. 11 vite në bashki e nuk e mbushe. Eh mor Ramë, kishe në mendje të mbushje gjërat e tjera. Ku I ke shokët mo Rame. Ku e ke lali Erin e mësove mirë por pësoi keq 7x7= 313 Rame”
Çfarë ndodhi dje?
Gjatë takimit në Memaliaj qytetari i tha Ramës se Basha, ishte sjellë shumë keq me të për një kompensim që i takonte, duke i thënë se këtë do ta marrësh vetëm kur të kthehet Rama në bashki.
“Nuk më jepte lekët. U soll keq me mua, nuk donte të m’i jepte. Më tha kur të vij prapë Edi Rama në Bashkinë e Tiranës do t’i marrësh ato lekë.
Më quajti komunist dhe u soll keq. Më erdhi keq për gocën, se sa kishte filluar punë pedagoge dhe s’doja t’i prishja punë, por do ia kisha veshur me shpullë surratit”, tregoi qytetari, duke shtuar se vetëm pas 5 vitesh i kishte marrë ato para që i takonin.
Rama duke ironizuar Bashën tha
“O Lul, po ç’ke bërë kështu, edhe këtë e ke bërë? Ke bërë dhe nga këto? Jo se ato faqet e tua na duhen! Qenka dhe mistrec! E Lul të shkuara të harruara. Po ku i çove lekët mo Lul?!".
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.7%
-
Pak
18.7%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 470
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kuota gjinore, ‘avantazhi’ i grave në listat e hapura! 1 në 3 fitues do jetë grua, edhe nëse votohet më pak se burrat
26 Mars, 19:32
-
Vrasjet e Haklajve në Tropojë, Ilir Demalia në Report Tv: Sali Berisha dha urdhër, SPAK ta nisë punën nga dosja ‘Gërdeci’ dhe ‘21 janari’, janë vrarë njerëz
26 Mars, 19:24
-
Taulant Balla: Mjaft më radhëve në porte dhe aeroporte! Duhet të marrim pasaportën Europiane
26 Mars, 17:59
-
‘I hymë detit me këmbë’, Rama: Pavarësuam drejtësinë nga pushteti politik, të tjerët nuk hynin në parlament kur u votua reforma
26 Mars, 17:54
-
Kulluri: Video-postimet? Rama, Berisha e Basha po sillen si pjeshka, le të pjeshkërojnë! Partitë e reja marrin 6-9 deputetë! Shabani: Betejën me forcat e mëdha, janë e njëjta letër bixhozi
26 Mars, 17:32
-
Berisha kërkon ndihmë nga KQZ dhe Policia kundër Bashës: Të heqë logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira, po na dëmton (DOKUMENTI)
26 Mars, 16:45
-
Kreshnik Spahiu: Cili kryetar partie do japë dorëheqje më 12 maj?
26 Mars, 16:40
-
Rama takim me sipërmarrësit nga Shkodra: Kemi bërë gati 200 mln euro investime në energji dhe ujë! Shumë rrugë që nuk u bënë në vite janë drejt përfundimit
26 Mars, 15:45
-
'Sëmuren' kandidatët e partive të vogla, 7 japin dorëheqjen në KQZ! Mësuesi i Shehajt dorëzon kërkesën plot me gabime drejtshkrimore
26 Mars, 14:33
-
Programi për bujqësinë/ Berisha: Dalim nga Ballkani i Hapur! Rama ka gjetur Lulin, të vijë në debat televiziv
26 Mars, 14:24
-
Prej vitesh i murosur pas shëmtisë së kaosit 'liridemokratik' shikoni si është transformuar hyrja e Shkodrës! Rama: Ishte kthyer në xhep falco, si Lana e viteve 2000
26 Mars, 12:14
-
'Si Lenka Çuko!'/ Rama reagon ndaj sulmeve të 'Neomalësores': Bullizimi një 'pocaqi'! 'Këneta' me personazhe groteskë! Për të ndryshuar Shkodrën na duhet vota e demokratëve
26 Mars, 10:40