Pajtim Bello: Ku ishe zotrote Sali efendi, kur Kosova përgjakej e digjej për Liri?!

Pajtim Bello: Ku ishe zotrote Sali efendi, kur Kosova përgjakej e digjej për Liri?!

Ish-kryeministri Sali Berisha

Nacionalizmi është përdorur si kalë beteje prej politikanëve edhe më parë se të formësohej si ideologji. Nën flamurin e nacionalizmit janë zhvilluar luftra deri edhe botërore, është derdhur gjaku lumë në çdo pllëmbë toke të rruzullit tokësor. Nacionalistët dhe pseudo patriotët janë jargavitur pas flamurit të nacionalizmit deri sa e kanë rreckosur. Këta populistë të sëmurë kanë luajtur heroin e kauzave nacionaliste sa herë iu ka interesuar, kur jo rrallë vetë ata kanë qenë tradhëtarët më të mëdhenj të kauzave.  

Një i tillë ka qenë, ishte dhe është pseudo patrioti Sali Berisha që i grah kalit nacionalist sa herë ia lyp nevoja. Pseudopatriot me profil të qartë. Me sjelljen e tij nuk le dyshime. Nuk njeh pishman në gjithçka ka bërë, ka vepruar me ndërgjegje të plotë. Kërkon të protestojë kundër ardhjes së Presidentit Serb Vuçiç në Tiranë, në datën 20 dhjetor. Rroftë sebepi që të shesin ca dëngla patriotike Saliu me disa të tjerë. Do të bëjë një spektakël që t’iu hedhë hi syve shqiptarëve këtej dhe në Kosovë.

Më shumë se kurrë ky spektakël i nevoitet tani. Nëse ka një politkikan shqiptar, në gjithë historinë e sajë, që i ka dëmtuar interesat kombëtare, ky është Sali Beirsha. O njerëz që i shkoni pas! Freskoni pak memorien tuaj dhe ndoshta do të ndaloni së dihaturi pas Saliut. Kanë kaluar pak vite dhe shpresoj të mos kini harruar. A mund të harroni juve që firma Shqiponja e Partisë Demokratike, e drejtuar nga Saliu dhe Tritan Shehu, furnizoi me miliona ton karburante makinën ushtarake të Millosheviçit që vrau vëllezërit kosovarë, zhuriti Kosovën dhe gjithë shtetet e ish Jugosllavisë.

Ka qenë i pari që e quajti lëvizjen e UÇK lëvizje marksiste leniniste dhe celulë terroriste duke i dhuruar Milloshviçit paltformën politike për të dërguar ushtrinë serbe mbi kosovarët. Dhe nuk i pikoi loti kur në 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 bisha serbe rrënoi kështjellën e Jasharëve në Prekaz dhe bëri një masakër të pa shoqe në gjithë Prekazin ku humbën jetën 55 shqiptarë me gjithë Komandanin legjendar Adem Jashari. Saliu është ndër të paktët politikanë shqiptarë që kundërshtoi Marrveshjen e Rambujesë dhe që është deklaruar se për Kosovën është e mjaftueshme autonomia! Në historinë e Shqipërisë nuk mbahet mënd kryetar shteti, përveç Saliut, që të ketë urdhëruar ushtrinë të qëllojë mbi popullin e vet apo të armatoste një pjesë të popullsisë kundërj tjetrës. Tani ka zgjedhur të protestojë ndaj ardhjes së Vuçiç në Tiranë.

Në kohën kur luftohej në Kosovë besoj se edhe makina e Vuçiç, në atë kohë minsitër, digjte nga ai karburant që iu kishte dërguar Baca Sali dhe qehajai i tij Tritan Shehu nëpërmjet shqiponjës së PD. Për Saliun dhe ata që i shkojnë nga pas mund të bëhet pyetja e thjeshtë. Përse, kur luftohej në Kosovë, nuk shkuan të hidhnin qoftë edhe një pushkë. Ku i dihet, mbase plumbi i shkrepur nga pushka e Saliut vriste Vuçiçin dhe sot nuk do ti kishim këto belara prej tij?!

Po këta e kanë më të lehtë që Vuçiçin ta shajnë si në sherret e fëmijëve në lagje. Saliu e pengoi Kosovën që ta fitonte lirinë me luftën çlirimtare dhe tashmë po e pengon që ta fitojë luftën për liri nëpërmjet paqes. Asgjë e rastësishmë, asgjë e pa menduar. Do të ishte mirë që, nëse nuk i ndihmojmë dot, të paktën ti lemë të qetë ata që bënë dhe fituan luftën. Ata dinë ti kullandrisin vetë punët e tyre. Mbase ne dhe ata duhet që Saliut ti bëjmë pyetjen: “Ku ishe zotrote Sali efendi, kur Kosova përgjakej e digjej për Liri?!”. Besoj se mjafton. Kush ka vesh e ndërgjegje kombëtare dëgjon dhe reflekton. Kush nuk ka le të vazhdojë rrugën e vet. Nuk e kanë për herë të parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ermal berati: 19/12/2021 12:59

    Megjithe krimet qe i beri shqipetareve duke filluar me firmat piramidale shkaterrimin e e konomise(shkaterroi fabrikat dhe uzinat),furnizoi me Miloshevicin me nafte(they embargon),Bombardoi Jugun e shqiperise me bomba kimike. Vrau njeres te pa fajshem ne 21 Janar, shkaktoi vrasjet makabre te Gerdecit (familja e tij dhe bene te paditurin, sa qe nuk njihte dhe baxhanakun!!!. Ishte kunder Rambujese.e plot krime te tjera, Shqipetare, ju qe mbeshtetni kete kriminel ose keni humbura kujtesen ose jeni bashkpuntor ne krimet e tij. Kjo turme qe e mbeshtet i ngjan turmes se Haxhi Qamilit, historia perseritet ne menyren me te shemtuar.falemnderit per mirekutimin, Emigranti i ikur nga ngjarjet e 97,

    Përgjigju
    • Melesini: 19/12/2021 20:29

      Ermal, i ke rene pikes. E kekonfiguruar me saktesi kush eshte Saliu, cfare na ka bere, sa na ka kushtuar e sa do na kushtoje? E ka lene litarin jashte ky maskara. Melesini

  • Oiiii: 19/12/2021 05:11

    Mire te tjeret po ku cja fut kot. Mire do qe te pyesesh Berishen: kush ia kerkoi te ndalonte operacionin e nisur nga Shqiperia ne vitet 90 ndaj Kosoves (duke i dhene dajak edhe heroit Jashari)??? Meqe si komunist kjo te intereson, mos u habit kur te te thoje qe ja kerkoji Rajersoni dhe Washingtoni!!!

    Përgjigju
  • Xxxx: 18/12/2021 22:19

    Ne z Bello jeni te majte dhe nuk duam qe te vije ne pushtet Berisha,por me gabimet qe ben PS duke vendosur ne krye te institucioneve njerez pa kontribute dhe sakrifica sublime per te majten ,mesa shoh do vije e djathta ne krye.Rast tipik eshte ai i familjares tende Vilma Bello qe nje zot e di sesi erdhi aty ku eshte.Keshtu jam e pashprese qe te fitoje e majta perseri.

    Përgjigju
    • Vala: 19/12/2021 09:27

      O xxxxxx-ixi. Po ku hyn psuheteti ketu. Ne kete shkrim thuhen fakte pa bere silogjizma. Ti nese nuk jane te verteta pergenjeshtroi me fakte te tjera. Shkrimi nuk lidhet as me PS, as me Edi ramen dhe as me Vilmen, qe ti duket se here me nje pseudonime here me nje tjeter kerkon te hedhish balte. Mos ia ul vleren shkrimit qe eshte i sakte, te gjitha faktet qendrojne. Vala e detit

  • Cika: 18/12/2021 21:20

    E vertete. Saliu ssi pehlivan hiqet nacionalist. Por harruam ne se ai vrau e zhduku Remzi Hoxhen! Per Kosoven derdh lote krokodili. Mashtrues i shitur te serbi, ku eshte dhenderr. Cika

    Përgjigju
    • Turma: 19/12/2021 04:56

      E sakte moj Cike, sepse ju te mjatet ne fakt jeni nacionaliste duke filluar qe me Milafin Popovicin ne 1941 e duke mbaruar me Vuçiç-in ne 2021.

  • O tej: 18/12/2021 21:02

    Ishte ne te Sheqeres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja