Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Lurës, Rama ka dëgjuar disa prej tyre të cilët kanë ndarë me shefin e qeverisë disa nga problemet kryesore që i shqetësojnë
Një aktiviste e shoqërisë civile ka folur me Ramën dhe u ndal tek çështja e shkatërrimit të pyjeve në Lurë.
Kryeministri iu përgjigj duke i thënë se qeveria ka respekt për aktivizmin e këtyre të rinjve, por se morali ndaj banorëve nuk qëndron pasi jo çdo njeri i ka mundësitë njësoj dhe se masakra ka nisur që në vitin '90.
Replikat e plota:
Qytetarja: Ku ishit ju kur Lura u shkatërrua? Çfarë keni bërë kur në Lurë u prenë pyjet? A ka ndonjë të ndaluar të vënë para ligjit?
Rama: Më kërkon llogari mua për gjëra që i kanë bërë që nga ’90?
Qytetarja: Jo, jo juve por motosharra vazhdon ende.
Rama: Këta s’kanë nevojë për leksione, nëse e keni parë motosharrën e s’keni denoncuar... Secili bën të vetën. Ju bëni shumë dhe meritoni respekt. Unë e di mirë që ka shumë gjëra që duhen bërë, por ajo që ka rëndësi është të bëhen me radhë se të gjitha projektet s’bëhen dot.
-
Jo mor nuk dua pune shteti se nuk jam I afte per te ngritur flamurin e partise dhe member me raste,,dua qe kur te paraqitem ne Zyra te me mbarojne pune,Jo te me thone isha me drejtorin
Përgjigju -
Popull mos harxhoni kohen kot te bashkbisedoni me ramen PO E MBYLL ME THENJEN E DROGAXHIUT TAHIRI SKA BIR K...VE QE TI MBUSHE MENDJEN RAMES
Përgjigju











Komente
Komento