Sekuestrimi i pallatit 9 katësh pa leje të Morinës/ Rama: Hetim për inspektorët e policët që 'mbyllën sytë'! S’është personale me ndërtuesit, unë s’blihem me kate

Sekuestrimi i pallatit 9 katësh pa leje të Morinës/ Rama: Hetim për inspektorët e policët që 'mbyllën sytë'! S’është personale me ndërtuesit, unë s’blihem me kate

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka kthyer një përgjigje të gjithë atyre që e kanë pyetur se “ku ishte shtetit” gjatë kohës që pallati 9 katësh i Julian Morinës u ndërtua në një nga zonat më të populluara në Tiranë, e më konkretisht te Liqeni i Thatë. Kreu i qeverisë ka pranuar se këtu ka pasur një neglizhencë nga ana e inspektorëve dhe punonjësve të policisë dhe se ky është një fakt i pamohueshëm. Pikërisht për këtë arsye, Rama ka bërë me dije se ka nisur një hetim për këta zyrtarë që kanë “mbyllyr sytë”, përpara kësaj paligjshmërie.

Nga ana tjetër, ai është kujdesur të theksojë se gjatë qeverisë së tij ka më pak ndërtime pa leje krahasuar me qeverinë paraardhëse të Berishës e ndërsa është shprehur se ky operacion i shtetit nuk do mbyllet vetëm me këtë aksion, por do vijojë edhe në vijim për ndëshkuar këdo që ka shkelur ligjin.

"Ku ishte shteti kur u ndërtua? E kam ndeshur këtë pyetje në komente mbi operacionin më të fundit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi. Pyetja në fakt është ku ishin inspektorët apo punonjësit e policisë së zonës ku janë bërë të tilla abuzime! Këtë do ta mësojmë nga hetimi që ka nisur paralelisht, ndërkohë që pa dashur të humbas kohën e askujt të cilit nuk i mbushet mendja, po as timen për t'iu mbushur mendjen atyre që s'duan, them se janë disa gjëra që duhen mbajtur parasysh:

E para, sot këto lloj ndërtimesh janë ku e ku më pak se dje dhe janë ku e ku më pak, pikërisht sepse ka ku e ku më shumë shtet, ligj, rregull se deri dje.

E dyta, kjo nuk është një ndeshje futbolli dhe as një betejë e vetme, po një luftë e gjatë, ku avantazhi i shtetit e i ligjit në terren nuk merret kollaj, po me mund e durim të madh.

E treta, ky operacion bazohet në ndryshimet e reja ligjore, që dolën si mësim në rrugën plot kthesa e befasira të kësaj lufte dhe në një vullnet të papërkulur për ta çuar këtë luftë të gjatë deri në fund.

E katërta, ka shumë të ngjarë që me mbylljen përfundimtare të rrugës së legalizimit dhe konfiskimet e këtyre hapësirave abuzive për interes publik, të vuloset edhe fundi i kësaj praktike të neveritshme”, shkruan Rama.

Në fund, kryeministri është shprehur se kjo nuk është një betejë e tij personale me “X” ndërtues, duke thënë se ai “nuk blihet me kate e metra pallatesh”, por vetëm zbaton ligjin.

“E pesta dhe e fundit, e cila është edhe personale dhe e kam me ata që më dinë si veten e tyre apo më akuzojnë për gjëra që mesa duket do t'i bënin vetë në vendin tim: Po të kishte lindur ndërtuesi që më blinte mua me kate e me metra pallatesh, ky operacion nuk do ndodhte kurrë me nxitjen dhe nën udhëheqjen time. Kaq", përfundoi Rama. 

Ky reagim vjen pas nisjes së aksionit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje ose atyre që kanë bërë kate shtesë. Si funksionon ky operacion? Sipas VKM-së së miratuar ditën e djeshme, ndërtuesit do t’i jepen dy mundësi për të këtë objekt. Mundësia e parë është që investitori ta blejë pallatin me çmim tregu ose t’ia dhurojë atë shtetit. Në këto dy raste, investitori i shpëton ndjekjes penale dhe subjekti i legalizohet, por është i detyruar të paguajë një gjobë.  

Nëse investitori vendos të blejë subjektin, paratë do të shkojnë për shpronësimet e familjeve që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe. Nëse ai vendos që t’ia dhurojë qeverisë subjektin, prona do përdoret për banesa sociale ose për të strehuar banorët e Unazës së Madhe.

Në të kundërt, nëse investitori nuk pranon asnjërën nga dy mundësitë e parashikuar në VKM, subjekti do t’i konfiskohet nga shteti dhe më pas do të fillojë ndjekja penale e investitorit. Edhe në këtë rast nuk i shpëton gjobës. Qeveria do të ulet në bisedime me investitorin dhe pritet të dalin me një vendim. Zbatimi nisi me ndërtesën 9-katëshe të biznesmenit, Julian Morina.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/09/2022 03:13

    Jooo,ti s'blihesh me kate pallatesh e metra katrore,ti blihesh me //investime strategjike//!!!

    Përgjigju
  • Kaso: 08/09/2022 23:29

    Ua nuk u blika ky. Harrove katet e Gim Cirakut eeee

    Përgjigju
  • Arbërori: 08/09/2022 23:27

    Edvin shkjau shqipfolës merr nga shqiptarët e jeni serborusve o tradhtar i pështirë!

    Përgjigju
  • Tirona: 08/09/2022 21:22

    Ske faj se e ke nrejt % tashi nuk je mo kryetar bashkie që merje ka 20% . Do me thasë tashi

    Përgjigju
  • Likja: 08/09/2022 19:22

    Pergjesin me te madhe e ka polici qe eshte komprometuar nga sufllaqexhiu qe ka ndertuar pallatin.

    Përgjigju
  • eduart: 08/09/2022 19:19

    Zanafilla e ketij lloj krimi eshte inspektorjati i ndertimit keta duhen goditur.

    Përgjigju
  • Ariu: 08/09/2022 18:31

    Sufllaqe për të tërë. Një dorë sufllaxhou është që shkruan të gjitha.

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 08/09/2022 18:45

      Eshte sufllaqexhiu i turnit te dyte. Eshte i fresket.

  • Elsa: 08/09/2022 18:28

    Bravo zoti rama qe nuk genjeheni me kate pallatesh

    Përgjigju
  • Dori: 08/09/2022 18:27

    Gje e mire qe e kemi zotin rama te pakorruptueshem e nuk genjeget kq kollaj si ca e ca

    Përgjigju
  • Tea: 08/09/2022 18:25

    Dhe ata qe mbyllen syte te perballen me ligjin njelloj me ata qe bene ndertimet

    Përgjigju
  • Dea: 08/09/2022 18:21

    Shume mire do beni. Te perndiqni dhe te denoni dhe ata qe bene sikur nuk i pane fare keto ndertime

    Përgjigju
  • Dena: 08/09/2022 18:21

    Policet qe nuk bejn si duhet detyren te hiqen sa me par

    Përgjigju
    • Rrota: 08/09/2022 22:21

      @kapedani Kujt i përgjigjesh?! Është komentues nga Bangladeshi

    • Kapedani: 08/09/2022 19:06

      Ndertimet pa leje jane klasifikuar krime nga legjistacioni penal , ata policat dhe inspektoret ndertimor duhet te shkojn ne burg, per moskallzim krimi dhe shperdorim detyre dhe jo te hiqen . se kur hiqen emerohen si shperblim diku tjeter. Mjer ata qe vajten per nje gardh ne burg. Ligji zbatohet kur do dhe si do kryeministri. Ketu te shpeton vetem gomonia per Angli

  • Ledi: 08/09/2022 18:20

    Policet qe jan jan per te zbatuar ligjin jo per tu mar lek njerzve per interesat e vet

    Përgjigju
  • beni: 08/09/2022 18:18

    Hajde sufllaqe te shijshme ktu, me pule, me gic e me vic. Hajde sufllaqe se mbaruan. Paguan qeveria

    Përgjigju
  • rei: 08/09/2022 18:13

    po ne koh te sales ku ishte shteti o plera

    Përgjigju
  • arber: 08/09/2022 18:12

    po mir e ka pse ku ta di rama nese mbikqyresit iane te korruptuar

    Përgjigju
  • Eva: 08/09/2022 18:10

    Bravo Edi,mos ki mëshire per as kend puno per popullin,punonjësit e policisë te zonave marrin para e nuk zbatojnë ligjin

    Përgjigju
  • Miri: 08/09/2022 18:07

    Ore shteti ktu ka qen dhe ktu esht me i forte se kurre

    Përgjigju
  • Landi: 08/09/2022 18:07

    Jan gjera qe shpetojne por te pakten po reagohet sic duhet

    Përgjigju
    • mbreti: 09/09/2022 10:38

      si shume shpetojne, ne mes te tiranes i ke o land

  • Goni: 08/09/2022 18:04

    Ore kta gjith kohes vec pytje akuza e balt tu hedh mbi qeverin …si sfolen iher mbi punet e mira mbi transformimin pozit te vendit

    Përgjigju
    • Filani: 08/09/2022 18:25

      joooo nuk quhen ndonjegje e mire,zakonisht numerohen vetem te keqijat…eshte ne pergjithesi e trishte,jo se flasin keq per qeverine se qeveria vl sot jane neser nuk jan por ketu tek ne flitet keq per vellai vellain e motra motren jo me per qeverine.Keshtuqe keto njerez e kane ne terezi,e vetmja gje qe dine te bejne eshte llafollogji dhe thashethem. Edhe ne jnternet sikur jane ne kafe per te vrare kohen. Nuk e kuptoj pse indinjohen njerezit se nje personi te caktuar qe mund te jete i paster por dhe i piste nga morali,i sekuestrohet gjeja pa leje apo kunderligjore edhe e vuan gjithe shqiperia sikur ngelen pa buke prej sekuestros se tij. eshte e cuditshme,paradoks i modh

  • Ina: 08/09/2022 18:03

    N koh t saliut ndertonin e vidhnin plot njerzit e mbrapa smerreshin me inspektine… ndersa qeveria e tashme po inspekton dhe eshte prane se ligjshmes

    Përgjigju
  • Miri: 08/09/2022 18:02

    Te gjithe ata qe nuk e kane zbatuar ligjin te denohen . Rama shume mire e ben punen e vet

    Përgjigju
  • Olsi: 08/09/2022 18:01

    Sdo kete tolerime te gjithe duhet te marrin per baz vendimet e qeverise

    Përgjigju
  • Tori: 08/09/2022 18:00

    Shtet ka pasur por per faj te disa te korruptuarve eshte bere kjo gje dhe Rama ska asnje faj

    Përgjigju
  • Bora: 08/09/2022 17:59

    Tani do e shikojn te gjithe me kto vendimet e reja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës