TIRANË- Ka nisur zbatimi i vendimit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje! Ditën e sotme shteti ka sekuestruar një pallat pa leje në zonën e Liqenit të Thatë, që u denoncua një ditë më parë edhe nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama, i cili me tone të ashpra tha se një shef komisariati 'mbronte' pallatin.

Pallati 9-katësh, me 2 kate nën tokë dhe 7 të tjerë mbi tokë, është ndërtuar pa leje dhe për këtë arsye u sekuestrua nga qeveria, ndërsa zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se ky është rasti më flagrant i shkeljes së ligjit dhe pikërisht për këtë arsye aksionin e nisën nga ky subjekt.

Report Tv ka mësuar se subjekti është në pronësi të biznesmeni Julian Morina, i njohur ndryshe edhe si Lul Morina. Report Tv mëson se pronari ndërtues Juljan Morina kishte aplikuar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për legalizimin e objektit pa leje në 15 dhjetor të vitit 2021, ndonëse e kishte ndërtuar pa leje, por kërkesa ishte refuzuar. Morina në vitet 2013-2014 ka qenë donator në Klubin Tirana. 

Morina është një prej biznesmenëve të rrallë shqiptarë që e vë në dukje pasurinë e tij në rrjetet sociale, duke postuar foto nga udhëtimet e tij, makinat e shtrenjta, një prej tyre 'Rolls Royce' dhe jahtin që e ka të emëruar me mbiemrin e tij 'Morina'. Ndërsa nuk mungojnë as fotot nga hotelet luksoze në jug të Shqipërisë. 

"Ndodhemi sot në zonën e Farkës. Ky është komunikimi i parë publik që ne po bëjmë sa i përket vendimit që u mor me VKM, është një VKM që ka të bëjë më ndërtimet pa leje që do të konfiskohen dhe përdorim në të mirë publikut. Ky është një shembull dhe pse kemi zgjedhur të vijmë në Farkë dhe të zgjedhim këtë ndërtese. Ky është shembulli më flagrant simbolikë e shkleses së ligjit. 2 kate nën tokë dhe 7 kate mbi tokë, 9 kate ndërtim pa asnjë letër. Sesi kjo ka ndodh është një mister për ne", tha Balluku.

Lul Morina ka pasur lidhje me dy biznesmenët indianë Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara, të shpallur në kërkim nga India për ‘zhdukjen’ e 725 milionë dollarëve. Nitin Sandesaras me biznesmenin Lul Morrina kanë qenë partnerë sëbashku, madje edhe kanë investuar në ndërtimin e bizneseve të ndryshme. Më herët në media është shkruar se Lul Morina dhe Nitin Sandesaras mendohet se kanë shpenzuar mbi 33 mln USD në projekte ndërtimi në Shqipëri, duke përfshirë edhe një resort turistik në zonën më të vizituar të rivierës shqiptare. Në media është shkruar se Julian Morina e përfundoi ndërtimin e resortit ‘Morina Palace’ menjëherë pasi nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Sandesaras.

Sipas VKM-së së miratuar ditën e djeshme, biznesmenit Morina do t’i jepen dy mundësi për të këtë objekt. Balluku shpjegoi se mundësia e parë është që investitori ta blejë pallatin me çmim tregu ose t’ia dhurojë atë shtetit. Në këto dy raste, investitori i shpëton ndjekjes penale dhe subjekti i legalizohet, por është i detyruar të paguajë një gjobë.  

Nëse investitori Morina vendos të blejë subjektin, paratë do të shkojnë për shpronësimet e familjeve që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe. Nëse Morina vendos që t’ia dhurojë qeverisë subjektin, Balluku tha se prona do përdoret për banesa sociale ose për të strehuar banorët e Unazës së Madhe.

Në të kundërt, nëse investitori nuk pranon asnjërën nga dy mundësitë e parashikuar në VKM, subjekti do t’i konfiskohet nga shteti dhe më pas do të fillojë ndjekja penale e investitorit Julian Morina. Edhe në këtë rast nuk i shpëton gjobës. Qeveria do të ulet në bisedime me investitorin dhe pritet të dalin me një vendim.

Vendimi i qeverisë nisi zbatimin nga Tirana dhe do të shtrihet në çdo qytet vetëm për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi, duke përjashtuar ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet. Godina edhe mund të shembet vetëm në rastet kur IKMT vlerëson që nuk përmbush kriteret urbane apo të sigurisë së strukturës.

 

Pallati i sekuestruar

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:07
Sot iu sekuestrua pallati, lidhja e biznesmenit Lul Morina me dy indianët mashtrues! Investuan mbi 33 mln USD në projekte ndërtimi në Shqipëri

1662649862_NitinSandesaradheChetanSandesara.jpg

Biznesmeni Lul Morina, që iu sekuestrua pallati 9-katësh ditën e sotme te Liqeni i Thatë, ka pasur lidhje me dy biznesmenët indianë Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara, të shpallur në kërkim nga India për ‘zhdukjen’ e 725 milionë dollarëve. Dy vëllezërit indianë kishin ardhur në Shqipëri dhe u pajisën me nënshtetësi shqiptare duke investuar në Shqipëri.

Nitin Sandesaras ka pasur pikë kontakti me biznesmenin Lul Morrina të cilët kanë qenë partnerë sëbashku, madje edhe kanë investuar në ndërtimin e bizneseve të ndryshme. Më herët në media është shkruar se Lul Morina dhe Nitin Sandesaras mendohet se kanë shpenzuar mbi 33 mln USD në projekte ndërtimi në Shqipëri, duke përfshirë edhe një resort turistik në zonën më të vizituar të rivierës shqiptare. Në media është shkruar se Julian Morina e përfundoi ndërtimin e resortit ‘Morina Palace’ menjëherë pasi nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Sandesaras.

Nitin Sandesara, një biznesmen indian që ka pasaportën shqiptare, i akuzuar së bashku me të vëllanë për “zhdukjen” e 725 milionë dollarëve dhe është shpallur në kërkim nga India, rezulton në dokumentet e 'Pandora Papers' se ka mbledhur letra me vlerë dhe bono nga bankat nigeriane dhe i ka përdorur për të ngritur disa kompani në  Ishullin e Virgjër Britanik (BVI) për të zgjeruar biznesin e tij të naftës.

Nitin Sandesara dhe vëllai i tij Chetan Sandesara u largua nga Shqipëria në muajin mars, të vitit 2019 ndërsa kunati i tyre u arrestua. Dy vëllezërit indianë që patën marrë edhe shtetësinë shqiptare ishin persona të kërkuar për mashtrim reaguan përmes kompanisë së tyre në Tiranë që ka investuar në sektorin e shërbimeve dhe ndërtimit.

Lidhja dhe investimet  në Shqipëri

Dy vëllezërit Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara u arratisën nga India. Deri vonë autoritetet indiane besonin se Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ishin arratisur në Nigeri. Por e vërteta ishte krejt ndryshe. Gjatë kohës që ishin në kërkim nga autoritetet indiane dhe skandali ishte bërë publik edhe në mediat ndërkombëtare, dy vëllezërit Sandesara kanë mbërritur në Shqipëri.

Indiani mashtrues

Madje në 6 shkurt të 2020, kur kërkoheshin në të gjithë planetin, ata kanë arritur të marrin nënshtetësinë shqiptare, një proces gjatë së cilit çdo individ i huaj kalohet në sitë nga shërbimi informativ shtetëror dhe autoritetet e tjera të rendit. Ky është dyshimi i parë i fortë se si SHISH ka lejuar dhënien e nënshtetësisë për dy persona, të cilët jo vetëm ishin në kërkim ndërkombëtar, por i kishin emrat të botuar në mediat ndërkombëtare për pastrim parash.

Nitin Sandesara në shkurt të 2019-ës u prit zyrtarisht edhe nga kryeministri i Kosovës Rramush Haradinaj, takim të cilin shefi i qeverisë kosovare e ka bërë publikë në profilin e tij në Facebook.

Por skandali i dështimit të autoriteteve shqiptare është edhe më i madh se kaq. Me ardhjen në Shqipëri në fund të vitit 2017, Nitin dhe Chetankumar Sandesara kanë ngritur dy kompani në sektorin e ndërtimit, Tulja Real Estate dhe Laxmi Real Estate siç tregojnë dokumentet e regjistrimit në qendrën kombëtare të biznesit.

Të dy kompanitë janë të regjistruara me adresë në zonën e liqenit të thatë të Tiranës. Pikërisht në buzë të liqenit të thatë, Laxmi Real Estate është duke ndërtuar pallat bashkë me një kompani shqiptare, siç tregon leja e ndërtimit e dhënë nga Bashkia e Tiranës në nëntor të vitit të kaluar. Ndërtimi është cilësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe zyra europiane për parandalimin e pastrimit të parave si sektori më me risk për pastrimin e parave në Shqipëri.

Ora 16:40
Sot iu sekuestrua pallati 9-katësh, ja jeta e luksit që bën biznesmeni i njohur, jaht me mbiemrin e tij ‘Morina’ dhe makinë 'Rolls Royce' (FOTO)

 

Biznesmenit të njohur Julian Morina iu sekuestrua sot pallati 9-katësh në zonën e Liqenit të Thatë. Morina dallohet për jetën e luksit që bën, ndërsa në rrjetin e tij social ka postuar foto me një jaht me mbiemrin e tij ‘Morina’, si edhe makinë Rolls Royce.

Ora 16:03
Iu sekuestrua sot nga qeveria, ja kush është pronari i pallatit 9-katësh pa leje te Liqeni i Thatë! FOTO e biznesmenit të njohur

Report Tv ka mësuar se pallati 9-katësh që u sekuestrua te Liqeni i Thatë është në pronësi të biznesmenit të njohur Julian Morina, i njohur si Lul Morina. Mësohet se Morina ka qenë donator tek klubi Tirana në vitet 2013, 2014.

Morina kishte bërë kërkesë për legalizimin e objektit, ndonëse e kishte ngritur pa leje, por kërkesa i ishte refuzuar. 

Ora 15:42
Sekuestrohet pallati 9 kate te Liqeni i Thatë, Balluku: Investitori ka dy mundësi, ose ta blejë me çmimit tregu ose t’ia dhurojë shtetit! Nëse s’pranon i konfiskohet

 

Zv.kryeministrja Belinda balluku ishte e pranishme në pallatin 9 katësh që u sekuestrua nga shteti ditën e sotme në Farkë. Balluku tha se investitorit do i jepen dy mundësi, e para është që ta blejë investimin me çmim tregu dhe e dyta është që t’ia dhurojë shtetit. Nëse zgjedh një nga këto dy mundësi, investitori i shpëton ndjekjes penale, por është i detyruar të paguajë gjobë. Nëse investitori nuk pranon, investimi do i konfiskohet, do paguajë gjobën si edhe do ndiqet penalisht.

“Megjithatë ky proces s’ka të bëjë vetëm me konfiskim apo me të gjitha veprimet e tjera që ne do t’iu mundësojmë investitorëve që kanë shkelur ligjin. Ky aksion ka të bëjë edhe me hetimin e secilit veprim që është bërë apo nuk është bërë nga institucionet që kanë për detyrë të mbrojnë territorin. Bazuar në VKM  e dalë vetëm një ditë më parë, ka disa mundësi për këtë objekt, mundësia e parë është që ky objekt pasi të verifikohet nga inspektorët e IKMT do shikohet edhe mundësia për prishjen. VKM i jep edhe disa mundësi të tjera, në radhë të parë do ti ofrojmë mundësinë që ta parablejë këtë vepër me një çmim të tregut por ama  të indeksuar. Paratë nëse investitori vendos ta paravbljë do shkojë në llogarinë  e Bankës së Shqipërisë me destinacion shpronësimet në këtë rast shpronësimet që do kemi në projektet e ndërtimit të unazës së madhe. Në variantin e dytë investitorit do i ofrohet mundësia që ta dhurojë këtë objekt. Duke e dhuruar padyshim që do ta përdorim për banesa sociale për të akomoduar banorë që preken nga projekti i unazës së madhe, në raste të tjera mund të përdoret për zyra. Në të dyja raste padyshim që investitori që ka shkelur ligjin do jetë i detyruar të paguajë gjobë. Nëse zgjedh një nga këto dy veprime do ketë të drejtën e legalizimit të ndërtesës që do të thotë nuk do të ndiqet penalisht. Nëse investitori s’do pranojë ta paguajë e as ta dhurojë atëherë kjo ndërtesë do të konfiskohet. Gjithashtu do ndiqet penalisht, përveç gjobës që paguhet në të gjitha rastet. Synimi ynë është të vendosim ligjin, e kemi nisur nga Tirana që është kryeqyteti por kjo do hapet në çdo qytet e çdo vend vetëm për ato ndërtesë që janë ndërtuar me qëllim fitimi, nuk bëjnë pjesë ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet”, tha Balluku.