Rama takon shqiptarët në New York u kërkon votën për zgjedhjet 2025: Ta çoj Shqipërinë në BE! Kundërshtarët e reformës në drejtësi sot ulërasin nga dhimbjet! Edhe unë i barabartë para ligjit

SHBA- Turit të diasporës, kryeministri Edi Rama iu rikthye nga përtej oqeanit, me komunitetin shqiptar në New York që i rezervoi një pritje të përzemërt mes simbolikave kombëtare, plisave e dhjetëra flamujve shqiptarë.

Kryelartë siç tha, që më në fund u mundësua pjesëmarrja e emigrantëve në zgjedhje, nuk shkoi përballë tyre vetëm me kërkesën e votës, por edhe me atë që e quajti premtim mbi premtimet.

"Në pranverën e ardhme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE. Ky është premtimi i premtimeve", tha Rama. 

Fjalimin e tij ia kushtoi asaj që në Tiranë është kryelajmi, zhvillimeve me drejtësinë e re, sipas kryeministrit i ka dhënë fund pandëshkueshmërisë, duke arritur deri në politikanë që kanë qenë në majat e hierarkisë shtetërore, por pa përmendur emra.

"Për herë të parë në histori njerëz të veshur me pushtet politik, apo të lidhur me pushtetin polik i janë nënshtruar forcës së ligjit të barabartë për të gjithë, pavarësisht pozicionit, apo lidhjes së tyre me partitë qoftë në qeveri apo opozitë. Kurrë më parë në histori, një individ me profil të lartë politik, nuk është hetuar, gjykuar apo dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika", tha Rama. 

Kontribut historik të Partisë Socialiste e quajti reformën në drejtësi, për të cilën u kujdes ta theksonte së tashmë i është hequr duarve të politikës.

"Bëmë atë që asnjë forcë politike dhe asnjë pjesë e pushtetit politik që nga 1912 nuk e bëri dot, i hoqi duart e pushteti politik nga drejtësia dhe e bëmë me vetëdijen e plotë për koston e pashmangshme politike të goditjeve që drejtësia e re po jep edhe në vetë radhët tona, ku askush nuk është më i paprekshëm dhe cilido që kërkohet nga drejtësia nuk merr asnjë lloj mbrojtje politike nga ne. Ky është investimi më i madh polik i PS. Barazia para ligjit vlen njësoj si për qytetarin si për kryeministrin e vendit. Por të mendosh se kjo reformë do të bëhej ndonjëherë realitet dhe një parti në pushtet në Shqipëri do të goditej edhe vetë nga një drejtësi e pavarur siç po goditet edhe sot PS deri në nivelet e larta", u shpreh kryeministri. 

Pas fjalës, që këtë herë ishte më shkurt se në takimet e kaluara, Rama iu përgjigj pyetjeve të emigrantëve, të cilëve u kërkoi rikthimin për të kontribuar në atdhe.

“Paketa e maleve, të gjithë atyre që janë në emigracion dhe duan të investojnë në vendlindje, një mundësi të re me shumë avantazhe të natyrës së taksave, detyrimeve dhe mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria. Kush e ka një tokë të trashëguar sidomos në veri të Shqipërisë bën një investim të madh. Sa i përket titujve të pronësisë, do kenë mbështetjen tonë të menjëhershëm edhe titullin e marrjes së tokës në përdorim e për ta gëzuar më pas për gjithë jetën”, theksoi kreu i qeverisë.

Para se të niste takimi i Ramës, teksa pjesëmarrësit prisnin në radhë për të hyrë në sallë, përballë tyre disa dhjetëra shqiptarë të tjerë, edhe me pankarta dhe flamuj të PD, protestonin kundër Kryeministrit.

Nga vendi që e quajti atdheun e basketbollit, Rama ndau për herë të parë lajmin se po punohet për të ngritur akademinë sportive të Manchester City dhe NBA në Durrës. E po ashtu lajmin e mirë, për të pasur së shpejti një linjë direkt Tiranë-New York.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:45
‘Unë u largova nga PD, e ndjeva erën që momentin e parë dhe ika’, Rama i përgjigjet emigrantes: E pashë që ra në duart e këqija

1729958926_ediramanenewyork.jpg

Nga New York-kryeministri Edi Rama foli për vizionin e Partisë Socialiste për vitet në vijim.  Teksa kërkoi votën e emigrantëve të SHBA-ve, kryeministri Rama iu përgjigj pyetjeve të tyre. Rama tha se Partia Demokratike ka rënë në duart e gabuara dhe se ata që po e drejtojnë e kanë marrë më qafë.

“Ne nuk kemi qenë në PD se unë PD ia ndjeva erën që hyra brenda dhe ika. Kjo është e rëndësishme. E pashë që kishte rënë në duar të këqija. Fatkeqësisht shumëkujt iu deshën shumë vite për ta parë atë që pashë unë dhe fatkeqësisht Shqipërisë iu desh të vuante shumë nga ato duar të këqija që morën më qafë partinë më të bukur që ka lindur në Europën Lindore, Partinë Demokratike”, tha Rama.

Ora 19:34
Rama zbulon planin për pensionet: Një pjesë e rritjes së ekonomisë t'i shkojë drejtëpërdrejtë pensionistëve

Nga Nju Jorku ku ndodhet në takim me shqiptarët në Amerikë, Rama zbuloi dhe planin e qeverisë për rritjen e pensioneve. Një pjesë e rritjes ekonomike do i shkojë pensionistëve. Një plan që jo shumë larg do të prezantohet nga qeveria por që sic tha Rama do të kërkojë vite për tu aplikuar.

“Duam të nisim një plan rritjeje, duke menduar që të vendosim një kusht në ligj, që për cdo përqindje të rritjes ekomomike të vendit, një pjesë e rritjes ekonomike ti shkojë drejtëpërdrejtë pensionistëve. Ky është plani, konkretizimi kërkon edhe pak kohë për ta shpallur dhe disa vjet për tu bërë, por ama të gjithë ata që thonë na jepni votën se do ua bëjmë pensionet nga 400 – 500 – 600 -700 – 800 janë e njëjta mendje, pavarësisht si e kanë fytyrën më të vjetër më të re, që e kanë marrë Shqipërinë në qafë në të gjitha vitet e mëparshme. Nëse reformat që ne kemi bërë të tjerët do i kishin bërë të paktën që në fillim të vitit 2000 sot do të ishim duke bërë biseda të tjera, por askush nuk mori reforma të vërteta. I lanë shqiptarët të vjedhin, dritat, të mos paguajnë taksat, të mos paguanin sigurimet shoqërore, të ndërtonin pa leje ku të donin, madje i inkurajuan.

I mësuan shqiptarët që të gjitha llojet e paligjshmërive mund të amnistoheshin mjafton të votoje për partinë në pushtet. Praktikisht shkatërruan cdo qelizë në tru që donte shtet.

Kjo që po bëjmë ne është të ndërtojmë shtetin, dhe vula është anëtarësimi në BE, se aty nuk të pranon njeri pa shtet. Po ne do të bëjmë diçka të ndjeshme për ti përfshirë pensionistët në këtë hapësirë të re.

Ora 19:29
Kulla e Prek Calit, Rama-shqiptarit në SHBA: Si nuk ua bënë antikomunistët për 30 vjet? Abuzuan me plagët e shqiptarëve

Një shqiptar nga veriu i Shqipërisë, që jeton në New York, pyeti kryeministrin Edi Rama se kur mund të marrë titullin e pronës së tij në atdhe. Rama u ndal edhe tek kulla e Prek Calit, duke thënë se si nuk e bënë antikomunistët për 30 vjet. 

"Çdo kush që ka një tokë një tokë në zonat veriore në radhë të parë, sepse investimet e bëra në zonat veriore kanë treguar që interesi i turistëve është në rritje të madhe, kushdo mund të paraqesë interesin për investim dhe me paketën e re të maleve, menjëherë shteti vihet në lëvizje që të mundësohet investimi. Kemi lehtësuar procedurat për çdo emigrant që do të investojë.

Si nuk ua bënë atë kullë 30 vjet antikomunistat se më antikomunist se Preng Cali zor se e gjen? Ta them unë pse! Se nuk janë antikomunista. Janë shpërdorues të besimit dhe abuzues të plagëve të familjeve që kanë vuajtur nën diktaturën komuniste kur ata ishin diktatura. Nuk kanë bërë asgjë as për ish të përndjekurit politikë. Ne sot, që flasim, e them me krenari, që nuk ka një të përndjekur politik që e ka bërë burgun vetë, që nuk ka përfituar nga fondi.

Sot e them me krenari që nuk ka një të përndjekur që e ka bërë burgun vetë, dhe është gjallë e nuk gëzon lekët e dëmshpërblimit, më parë jepeshin fondeshin e pastaj një pjesë e merrnin kushurinjtë e deputetit antikomunist në parlament dhe shihte hesapet e shtëpisë së vet, sic po e shihni se po dalin një nga një nga pusetat e korrupsionit", tha Rama

Ora 19:24
Shqiptari i kërkon Ramës takim në Kanada, kryeministri batuta: Është si të shkoj në Vlorë dhe të më thonë hajde në Selenicë! Do vij pas zgjedhjeve

 

Gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në New York, njëri prej tyre i kërkoi kryeministrit Rama të shkonte në Kanada për tu takuar me komunitetin tonë që jeton atje.

Në përgjigje të pyetjes ndaj bashkatdhetarit, Rama i premtoi atij se pas zgjedhjeve parlamentare do shkojë të takohet me komunitetin shqiptar atje.

“Kur shkoj në Vlorë, më thonë kur do vish ndonjëherë nga Selenica. Se Kanadaja është e jashtëzakonshme, por përballë SHBA, është si Selenica për Vlorën. Mos ma merrni për keq, se keni një komunitet të jashtëzakonshëm. Nuk të premtoj se do vij përpara zgjedhjeve në Kanada, por meqë dhe në Kanada do më jepni votën, do vij pas zgjedhjeve”, theksoi ai.

Ora 19:13
'Një patronazhist në mes të Nju Jorkut', shqiptari i kërkon Ramës: Na gëzo të gjithëve, qëndro kryeministër e në krye të PS-së sa të kesh frymë (VIDEO)

Gjatë takimit me shqiptarët në Amerikë, një qytetar i kërkoi Ramës të qëndrojë në krye të PS-së sa të ketë frymë. Me batutë Rama tha se i doli patronazhisti në mes të Nju Jorkut.

Qytetari: Na gëzo të gjithë neve dhe PS. Që nuk do të japësh dorëheqjen pas një palë zgjedhjet. Na qëndroni në krye të PS-së sa të keni frymë dhe të jeni kryeministër sa të keni frymë. Jeni xhevahir i PS-së.

Rama: A të keqen vëllai!  
Qytetari: Jeni as në politikën e jashtme.

Rama: Na doli patronazhisti në mes të Nju Jorkut (Qesh) 

Ora 19:03
‘Do ta sjellim avionin këtu’, Rama nga New York: Në bisedime për linjë direkte SHBA-Shqipëri

Kryeministri Edi Rama thotë se aeroporti i Rinasit është në diskutime me një kompani amerikane për të mundësuar fluturime direkte SHBA-Shqipëri. Në takimin me shqiptarët në New York, kryeministri tha se negociatat po zhvillohen dhe ende nuk ka një afat kohor se kur mund të realizohet fluturimi i parë.

Por, kreu i qeverisë u premtoi se fluturimi i parë do jetë padyshim në New York. Rama theksoi se kjo negociatë erdhi edhe pas kërkesave në rritje të tur-operatorëve turistikë në SHBA për fluturime direkt me vendin tonë për shkak të interesit në rritje për të vizituar vendin tonë.

Kur do bëhet linja New York-Shqipëri?

Rama: Shqipëria ka aeroportin ndërkombëtar me rritjen më të madhe në Europë dhe aktualisht aeroporti po negocion me kompaninë amerikane DELTA për të nisur fluturime direkt nga Amerika në Shqipëri. Nuk e di se kur do përfundojë kjo negociatë, ndërkohë që ne po bëhemi gati të hapim aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, që do jetë aeroporti me pistën më të gjatë në rajon. Me Air Albania apo diskutojmë për të mundësuar një fluturim të drejtpërdrejtë të Air Albania dhe fluturimin e parë, kur do ndodhë nuk e di. Fluturimin e parë do ta bëjmë patjetër në New York. E sigurt është që koha e gjatë që ju keni pritur për ta patur një fluturim të drejtpërdrejtë me Shqipërinë nuk do jetë më aq e gjatë dhe besoj se në një kohë të arsyeshme do ta realizojmë dhe do ta sjellim avionin këtu. DELTA ka shprehur interes, sepse edhe tur-operatorët në Amerikë kanë interes në rritje për të vizituar Shqipërinë në mënyrë direkte.

Ora 18:52
Rama nga SHBA: Në listat e deputetëve do keni edhe kandidatë nga diaspora

 

Kryeministri Rama në takimin me shqiptarët në SHBA, tha se në listat e deputetëve të PS për zgjedhjet 2025 do ketë edhe kandidatë nga diaspora.

“Sa i përket përfshirjes së emigrantëve drejtpërdrejtë në politikë dhe përfaqësimin e tyre në Kuvend, ne kemi hapur një platformë dhe i kemi ftuar të gjithë ata që duan të kandidojnë që të përfshihen dhe ne do zgjedhim edhe mes atyre që kanë shprehur interesin. Edhe nga Amerika kemi. Në listën e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme do gjeni në të gjitha qarqet edhe shqiptarë që janë në emigracion, pastaj ju takon juve t’i jepni mbështetjen me votë dhe ata të futen në Kuvend”, tha Rama.

Ora 18:49
Shqiptarët e Amerikës e pyesin çfarë mund të bëjnë për të, Rama: Bëhuni garant që Shqipëria të mos kthehet më mbrapa

 

Kryeministri Edi Rama nga SHBA në takimin me emigrantët e Nju Jorkut është shprehur se Reforma në Drejtësi ka qenë pjesë e programit të PS në zgjedhjet për mandatin e parë. Duke I kërkuar votën shqiptarëve Rama tha se ata duhet të bëhen garant që Shqipëria të mos kthehet më mbrapa.

Pyetje: Çfarë mund të bëjmë ne shqiptarët në Amerikë për ty?

Edi Rama: Shqiptarët jashtë atdheut sot duhet të luajnë për Shqipërinë atë rol që kanë luajtur shqiptarët këtu që kanë ndihmuar shqiptarët që kanë ardhur. Duhet të bëhen garant me pjesëmarrjen e e tyre në zgjedhje. Duhet të bëhen garantët që Shqipëria nuk kthehet mbrapa. Shqipëria ka bërë progres por është ende në rrezik nëse të gjithë bashkë nuk e shtyjmë përpara për ta bërë anëtare të BE-së.

Ora 18:46
‘Paketa e maleve’, Rama thirrje shqiptarëve në SHBA: Eja investoni në atdhe, do fitoni më shumë nga shtëpia e gjyshit

 

Kryeministri Rama në takimin me shqiptarët në SHBA lajmëroi se shumë shpejt do të prezantohet paketa e maleve, një mbështetje për shqiptarët që do duan të investojnë në vendlindje.

“Do publikojmë program të ri për zonat malore, pikërisht për emigrantët që vijnë nga ato zona. Paketa e maleve, të gjithë atyre që janë në emigracion dhe duan të investojnë në vendlindje, një mundësi të re me shumë avantazhe të natyrës së taksave, detyrimeve dhe mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria. Thirrja për shqiptarët që jetojnë në Amerikë dhe në Europë, nuk është ktheheni përgjithmonë, por po të investoni kursimet në Shqipëri, te shtëpia e gjyshit për ta kthyer në argotizëm, në fund të muajit do fitoni më shumë nga shtëpia e gjyshit se nga ai që u jep punë këtu dhe që ju paguan me një rrogë. Kështu flasin shifrat e gjithë atyre që kanë filluar ta bëjnë atë gjë.

Kush e ka një tokë të trashëguar sidomos në veri të Shqipërisë bën një investim të madh. Sa i përket titujve të pronësisë, do kenë mbështetjen tonë të menjëhershëm edhe titullin e marrjes së tokës në përdorim e për ta gëzuar më pas për gjithë jetën” tha Rama.

Ora 18:37
Rama në SHBA: Në bisedime për të hapur në Durrës akademinë e NBA

Nga SHBA, ku rinisi turin me shqiptarët e diasporës, kryeministri Edi Rama tha se janë në bisedime për të sjellë në Durrës akademinë e NBA. 

Duke qenë se këtu është atdheu i basketbollit, s’kisha ku ta jepja këtë lajm. Kemi filluar punimet për të ngritur akademinë sportive të Manchester City në Durrës dhe jemi në bisedime për të ngritur po në Durrës edhe një akademi të NBA.

Ora 18:28
‘Jam demokrat i flaktë’, Rama-mbështetësit të PD në SHBA: Partinë ua morën komunistët më të këqij, pastaj dolën nga ana tjetër dhe flasin sikur erdhën nga hëna

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me shqiptarët në Amerikë. Një demokrat ishte i pranishëm në takim, i cili madje tha se është antikomunist dhe demokrat i djathtë. Me batuta, kryeministri Rama i tha se PD e morën komunistët më të këqij.

Demokrati: Jam antikomunist dhe demokrat i flaktë. Kam nderin që kam ardhur të takoj kryeministrin e shqiptarëve në Amerikë. Dhëmbi të shkon gjuha. Bashkë kemi komunikuar dhe e kam kur më ke thënë për rrugën e Dukagjinit. Erdhe në Dukagjin u hoqe gjobat, fol për legalizimin e tokave.

Rama: Kam shumë qef kur më thonë janë antikomunist dhe demokrat i flaktë, kështu isha dhe unë, por PD na e morën komunistët më të këqij dhe thash më mirë po bashkohemi edhe me komunistët që nuk e mohojnë nga kanë ardhur, sa me nejt me ata që kur ishin të komunistët ishte më të zinjtë e komunistëve dhe pastaj dolën nga ana tjetër dhe filluan të flasin sikur erdhën nga hëna. Siç tregon historia e këtyre viteve, Shqipëria nuk është e ndarë mes komunistësh dhe demokratësh. Shqipëria është e ndarë mes, e para punëtoresh dhe dembelësh, e dyta patriotësh dhe nacionalistësh që i referohen flamurit vetëm për tu fsheh pas tij.

Ora 18:17
Meta e Berisha në arrest, Rama: Kundërshtarët e reformës në drejtësi sot ulërijnë nga dhimbjet! U bë realitet falë nesh, aleatët nënshtruan rezistencën e atyre që nuk e donin

Kryetari i PS-së tha se pa vendosmërinë e PS-së nuk do të bëhej reforma në drejtësi, për të shembur pallatin e drejtësisë të korruptuar dhe për të ngritur një drejtësi të pavarur që po godet edhe vetë socialistët, partinë në pushtet madje deri në nivelet e larta të saj.

Por sigurisht ky rrugëtim pa mbështetjen e aleatëve do të ishte e pamundur. Ishin aleatët që nënshtruan rezistencën e atyre që nuk e donin. Dy liderët e opozitës, Ilir Meta dhe Sali Berisha po hetohen nga SPAK për akuzën e korrupsionit, njëri në 'arrest me burg' e tjetri 'arrest shtëpie'.

“Ju mbase edhe më shumë se shqiptarët në Shqipëri, i ndiqni me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, edhe sa shumë përpjekje bëhen përmes kanaleve mediatike për tiu bindur ose se reforma në drejtësisë është bllof i qeverisë për të goditur kundërshtarët poltike, ose ekstremi tjetër se reformën në drejtësi e bëri Amerika. Dhe goditjet e shumëpritura të të korruptuarve të paprekshëm po i bën Amerika. Amerika aty ishte edhe para ardhjes sonë në qeveri. Si ka mundësi që nuk e solli më parë Amerika këtë peshqesh?

Drejtësia e re po i nxjerr ujin e zi të korrupsionit nga pusetat deri dje të mbyllura me peshën e rëndë të korrupsionit politik dhe vetë korrupsionit në pushtet.

Për të gjithë ata që duan të shohin e dëgjojnë të vërteën e çdokënd tjetër që do të kuptojë drejtë atë që ka ndodhur gjatë kësaj dekade të qeverisjes sonë është e thjeshtë. .. 

Ne duhet jo vetëm ta shkruajmë por ta kthejmë në fiksimin tonë. Pa shembur pallatin e korruptuar të drejtësissë dhe pa i hapur rugën një drejtësie të pavarur të tjerat nuk kanë vlerë. Është nevojë kombëtare që i ka ardhur koha. Duke udhëhequr me këtë bindje do ta gjejmë rrugën e më në fund cdo shqiptar ta arrij ta prekë e ta kuptojë.

Kundërshtarët e reformës në drejtësi ata që sot ulërijnë nga dhimbjet e drejtësisë kundër organeve të drejtësisë erdhën e ngritën dorën për rë miratuar reformën por kokën e mbanin ulur dhe deri sot është përpjekja historike që po i jep frymën e vet konkrete e nuk do të ndodhte pa vullnetin e PS-së.

Pa diskutim mbështetja e paçmueshme e aleatëve tanë strategjikë në SHBA e Bruksel...   

Pa nbështetjen e aleatëve tanë nuk do ia dilnim dot të nënshtronim rezistencën e jashtëzakonshme të forcave që nuk e donin reformën në drejtësi. Por të mendosh se kjo reformë do të bëhej ndonjëherë realitet dhe një parti në pushtet në Shqipëri do të goditej edhe vetë nga një drejtësi e pavarur sic po goditet edhe sot PS deri në nivelet e larta  nëse ne nuk do ta kishim këtë vullnet do të thotë të merresh me gishtin kur gishti tregon hënën. Kjo është e vërteta dhe nuk ka asnjë të vërtetë tjetër.

Ka vetëm një të vërtetë.  Shqipëria e kësaj faze të historisë së saj ka vetëm një forcë shtetbërëse. Partinë Socialiste, pa të cilën në udhëheqjen e saj Shqipëria nuk do ta bënte reformën në drejtësi dhe as nuk do ta godiste kurrë korrupsionin pa dallim ngjyrash e siglash politike.

Ora 18:15
Rama nga SHBA: PS hoqi duart e pushtetit politik nga drejtësia, po godet edhe në radhët tona! Edhe unë i barabartë para ligjit, s’ka mbrojtje poltike

 

Kryeministri Rama thotë se PS i dha fund kontrollit të drejtësisë. Nga SHBA në takimin me shqiptarët, Rama tha se mbështeten reformën në drejtësi edhe pse me kosto politike, pasi po godet edhe në radhët e PS. Rama bëri të qartë se askush s’do ketë mbrojtje politike, madje duke thënë se edhe vetë ai është i barabartë para ligjit njëjtë si qytetarët shqiptarë.

Sot historia e partisë në pushtet që kontrollon drejtësinë ka marrë fund. Jam krenar që me votën e shqiptarëve ne, PS, udhëhoqëm një reformë të thellë në drejtësi të cilën nuk e ka bërë asnjë nga vendet e reja të BE para se të hynte në BE dhe lëre pastaj nga vendet e rajonit ku ende s’ka ndodhur ajo që po ndodh në Shqipëri, për të cilën vendi ynë po merr mbështetjen maksimale të SHBA dhe BE. Ja krenar që me largpamësi, kurajo dhe vullnet të hekurt bëmë atë që asnjë forcë politike dhe asnjë pjesë e pushtetit politik që nga 1912 nuk e bëri dot, i hoqi duart e pushteti politik nga drejtësia dhe e bëmë me vetëdijen e plotë për koston e pashmangshme politike të goditjeve që drejtësia e re po jep edhe në vetë radhët tona, ku askush nuk është më i paprekshëm dhe cilido që kërkohet nga drejtësia nuk merr asnjë lloj mbrojtje politike nga ne. Ky është investimi më i madh polik i PS. Barazia para ligjit vlen njësoj si për qytetarin si për kryeministrin e vendit.

Ora 18:11
'Fatos Nano i dënuar politik', Rama nga SHBA: Urdhri u dha nga partia në pushtet!  Pandëshkueshmëria ka marrë fund, politikanë të dënuar e në hetim

Nga SHBA, në takimin me shqiptarët, kryeministri Rama u ndal te reforma në drejtësi.

Drejtësia ishte pazar i madh edhe e pandëshkueshmëria ishte fjala sinonim e emrit Shqipëri në çdo raport ndërkombëtar për vendin. Sot realiteti i zymtë i vetëm një dekade më parë është përmbysur në çdo sektor dhe era re e shtetit fryn gjithnjë e më fort falë bashkëpunimit me SHBA dhe BE. Në vetëm një dekadë ne kemi dyfishuar prodhimin e përgjithshme kombëtar duke shënuar rritjen më të lartë relative në rajon, kemi trefishuar pagën minimale dhe pagën mestarë 900 euro. Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse të historisë sonë, të parën, qysh prej themelimit te shtetit shqiptar në 1912. Gjithë shqiptarët edhe nëse s’janë historianë, dinë aq histori, që të shohin se qysh prej 1912, për herë të parë në histori njerëz të veshur me pushtet politik, apo të lidhur me pushtetin polik i janë nënshtruar forcës së ligjit të barabartë për të gjithë, pavarësisht pozicionit, apo lidhjes së tyre me partitë qoftë në qeveri apo opozitë. Kurrë më parë në histori, një individ me profil të lartë politik, nuk është hetuar, gjykuar apo dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika. Të gjithë ata që janë dënuar më parë që nga ministrat e kohës së diktaturës deri te Fatos Nano, kanë qenë të dënuar politikë të një drejtësie qoftë në diktaturën komuniste apo demokracinë fëminore shqiptarë, ka qenë e urdhëruar nga partia në pushtet.

Ora 17:55
Rama me shqiptarët në SHBA: Dua votën tuaj për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE! Në 2030 ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në familjen europiane

 

Në takimin me shqiptarët e Amerikës, kryesocialsiti Edi Rama iu kërkoi mbështetjen me votë në zgjedhjet e 2025 për të çuar para integrimin e Shqipërisë në BE.

"Të dashur shqiptarë të Amerikës, motra dhe vëllezër kjo është një ditë shumë e posaçme për mua që të ndodhem këtu me ju, jo thjesht si bashkatdhetar matanë oqeanit, as thjesht si qytetar me të drejtë vote, po tanimë edhe si votues me mundësinë për herë të parë të pjesëmarrjes në zgjedhje nga këtu në Amerikë. Më është dashur të përpiqem gjatë për hir të së vërtetës bashkë me kolegët e partisë sime dhe të ndihem i sëkëlldisur më shumë se njëherë gjatë këtyre viteve, kur kanë ardhur zgjedhjet, por jo mundësia juaj për të zgjedhur nga këtu në Shqipëri, edhe ky është një premtim i mbajtur. Në pranverën e ardhme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE. Për të ngritur flamurin e Skënderbeut, Ismail Qemalit në BE, krah për krah flamujve të tjerë të familjes së madhe euriopiane. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve", tha Rama. 

Ora 17:46
Rama nis takimin me shqiptarët në New York, shoqërohet nga bashkëshortja Linda Rama

1729957591_ediramanenewyork.jpg

Kryesocialsiti Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët në New York. Ai shoqërohet edhe nga bashkëshortja Linda Rama.

Ora 17:17
Rama takim me shqiptarët në New York, një grup qytetarësh në protestë

Një grup i vogël qytetarësh kanë organizuar një protestë në New York, ndërsa kryeministri Edi Rama pritet që të zhvillojë takimin me diasporën.

Ata janë mbledhur para ndërtesës ku Rama do të takohet me shqiptarët e New York..

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 27/10/2024 09:29

    Shume banal aktiviteti dhe me nje skenar te pakuptime.. skena me ata njerzit me kostume popullore malesie sa e shpifur dhe aq banale , kur kemi parasysh qe shqiperia zhvillohet cdo dite e me moderne…asnje shqiptar nuk gjen ne nje dite te zakonshme te veshur keshtu … mbase ketej mitomanit kryemister i eshte mbushur mendja qe eshte MUJI… malli e ben punen e vet..

    Përgjigju
  • jari: 26/10/2024 22:55

    kujton ky budalla se do shpetoje...edhe ti o rama pas qafe e ke....ngjela i madj ka thene te tere do hyni nga ajo vere....

    Përgjigju
  • Ditëlindja: 26/10/2024 21:25

    Alexander Soros 27 ottobre 1985

    Përgjigju
  • Niazi: 26/10/2024 20:32

    I pari kryeminister shqiptar qe bashkebisedon me shqiptaret e Amerikes! Sigurisht qe kjo nuk I pelqeu atyre qe Shqiperine e bene cope cope ,nga shkaterrimi dhe vjedhja e prones publike 92-97 , vjedhja e votes ne 96, revolts e 98, piramida ku shqiptaret humber miliona, e Deri tek vjedhja e mandatit te bashkise Tirane ne 2011 ! Pa le.me drejtesia e plepave qe gjykoi Gerdecin dhe 21 Janarin! Hajdeni shikoni sot Shqiperine si ka ndryshuar, si nata me diten kur PD ishte ne pushtet! E kuptojne shqiptaret qe drita u vret syte por nuk mbulohet dot me brockulla...!

    Përgjigju
  • Gjergj: 26/10/2024 19:02

    Votè pèr 2030? Po qe se SPAK tè lè zotrote tè livadhisèsh deri atèherè, do tè nènkuptonte se reforma paska dèshtuar. Je bèrè i neveritshèm, me demagogjinè dhe dèrr-dèrret pa fund. Ke marrè fund o njish, boll mè. Reformèn nè drejtèsi, e bènè SHBA-BE. Ajo qè bère zotrote, ishte Ilir Meta president, duke tjetèrsuar votèn e shqiptarève. A e mban mend se si krekoseshe o njish, kundèr tè gjithè kritikève tè atij vendimi hajdutèsh,,,,"ÈSHTÈ PRESIDENTI MÈ I MIRÈ" thoje. Sot merr rrugèn deri nè New York, pèr tè thènè tè kundèrtèn. Fundi i atyre dy hajdutève tè tjerè, èshtè edhe fundi yt,,,o ti "qè nuk di gjè se kush vjedh mè sè shumti nga ata qè i pèrzgjodhe tè na rilindje'. Vota pèr ty, nè fakt èshtè votè e humbur.

    Përgjigju
  • Në 2030: 26/10/2024 18:34

    Ti nuk do jesh më kryeministër në 2030 dhe u harru kjo puna e Shqipëria në EU në 2030. Tjetri do thotë Rama e ka fajin, tani 2045 për EU. Në të vërtetë të gjithë shkojnë jo për në EU, por për në Sharrë. Prandaj Likja me Monikën vodhën se EU është për budallejt.

    Përgjigju
  • Po mër po: 26/10/2024 18:28

    Përveç votës, tjetër çfarë do? Se për të dhënë je më keq se demokratët që hanë me dy lugë.

    Përgjigju
  • Beni: 26/10/2024 18:24

    Mos i votoni me keta maskarenj se dhe ky eshte njesoj si meta dhe berisha prandaj duhet te votohen te rinjte dhe jo keta kerrat qe e shkaterruan vendin

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 26/10/2024 21:17

      Mos I qani hallin Rama kryeminister 2045 deri sa ta fusi Shqiperine ne BE .o komentues shkoni flini se keni ngrene shume sot .gjume te embel pafshi ne ender saliun e ilirin me kallash ne d'ore.

    • Desdemona: 26/10/2024 18:56

      Po bëjnë sikur sakrifikojnë Kokat e politikës duke i çue në " burg " për t'ju heq hajdutllikun mbështetësve të tyre nga do të dalin dhe liderët e rinj po ashtu.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave