Dritan Hila: Pse Rama gjuan në portën pa portier

Dritan Hila: Pse Rama gjuan në portën pa portier

Kryeministri Edi Rama

Mitingu i Selanikut ishte i katërti në radhën e atyre të kryeministrit jashtë atdheut. Por nëse në dy të parët synimi ishte më shumë propagandistik, me takimet e tanishme, pasi u zyrtarizua edhe vota e emigrantëve, ka synime të qarta elektorale.

Greqia është një serbator historik votash. Dikur kandidatët e PBDNJ-së dhe ata të majtë me origjinë greke, e kanë përdorur votën e emigrantëve tanë në Greqi. Edhe vetë PS-ja, ka pasur seksione të saj në shumë qytete të mëdha të Greqisë dhe së fundmi të Italisë. Afërsia me këto dy vende, sidomos me Greqinë, nuk mund ta neglizhonte një forcë serioze. Disa herë, në zona të caktuara, vota e emigrantëve ka qenë vendimtare se kush kandidat për deputet do fitonte.

Sot ajo merr vlerë akoma më shumë sidomos për PS-në. Greqia dhe Italia ka një emigracion të vjetër shqiptar të viteve ‘90 i cili tashmë në pjesën më të madhe është i integruar. Shumë prej tyre kanë biznese dhe për më tepër një mentalitet perëndimor. Ata në këtë fazë nuk presin nga Atdheu më shumë sesa begenisje, sesa respekt, dhe këtë tel po e luan Rama.

Vizita e tij ka për qëllim edhe të rizgjojë lidhjet me vendin pasi janë një burim i madh të ardhurash. Mjafton të citojmë ndihmën ekonomike për prindërit e cila ndikon në përballimin e jetesës së tyre, çka ndikon në pensionet aq shumë të përmendura së fundmi dhe që shteti shqiptar edhe për një dekadë nuk do të jetë në gjendje t’i çojë në nivele evropiane.

Por edhe ardhja si investitorë nuk do ishte keq. Shumë prej tyre tashmë janë nënkontraktorë të investimeve qindra-milionëshe që bëjnë shtetet ku ata janë rezidentë. Pa kaluar java e vizitës së Ramës në SHBA, Ndue Ftoni, biznesmen dhe pjesëmarrës në takim, dhuroi 200 mijë dollarë për rrugën e Dukagjinit.

Vota e emigrantëve është edhe një fushë që Rama e ka bosh. As PD-ja e as PL-ja nuk mund të bëjnë mitingje elektorale në këto qytete. Kjo jo për faktin se mungojnë burimet financiare pasi asnjëra prej tyre nuk vuan për para dhe as të qenies së dy kryetarëve të ndaluar diku si non-grata e diku sepse nuk i duan. Madje prania e Berishës dhe Metës mund të prishte punë. Por handikapi i tyre kryesor është se stafet politike të këtyre partive janë individë të panjohur dhe nuk thonë asgjë. Dhe për këtë është i vetëdijshëm Rama, ndaj nuk lodhet së shënuari në një portë që nuk ka portier.

SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alfred: 04/11/2024 21:18

    Nuk ke të drejtë o ministri komunist që qelbesh erë plehu ,kur zë në gojën tende të ndyrë emrin e një analisti e komentuesi briland si Dritan Hila.

    Përgjigju
  • Ministri komunist: 04/11/2024 16:31

    Ke te drejte or spiun i Enverit. Aty ne miting kujton se jane votues te PS? 70% te atyre nuk kane asnje dokument per regjistrim, sic e kerkon kqz. Prandaj ky ben autogoj ne porten e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Trump kritikon vendimin e Biden për të lejuar Ukrainën që të sulmojë thellë brenda Rusisë me raketa amerikane

Trump kritikon vendimin e Biden për të lejuar Ukrainën që të sulmojë thellë brenda Rusisë me raketa amerikane