Ku mund të blesh më lire
në vendet e Eurozonës

TIRANE - Sa ndryshojnë çmimet brenda eurozonës? Një studim i kryer në tetë vende (Belgjikë, Francë, Gjermani, Luksemburg, Itali, Hollandë, Portugali e Spanjë) ka pasur në bazë të tij 635 produkte në të gjitha rrjetet e dyqaneve për të kuptuar ndryshimin e çmimeve. Një nga konkluzionet është se një produkt që për vendasit nuk duket një blerje e mirë, mund të jetë e tillë për turistët. Ja se ku mund të blihen produktet e disa prej firmave më të njohura në botë.

MCDONALD’S
Rrjeti i famshëm i fast food-eve, Big Mac bën një politikë me çmime të diferencuara. Dreka më ekonomike është në Portugali ku Big Mac kushton  2,85 euro. Nëse I referohemi të ardhurave dhe nivelit të jetesës më të lirë e kanë ushqimin luksemburgasit edhe pse për një panine shpenzojnë 3,90 euro.

IKEA
Nëse doni të blini një mobilje Ikea duhet të dini që cmimet janë pak a shumë të njëjta në të tetë vendet europiane. Gjithsesi ka përjashtime. Për shembull libraria Expedit mund të blihet më lirë në  Belgjikë, Francë, Hollandë, Spanjë ose Portugali ku kushton 19,95 euro. Në Gjermani i njëjti model kushton 21,90 euro ndërsa në Itali plot  30,24 euro.

MEDIAWORLD
Nëse doni të blini në Mediaworld, një tabletw ose një pajisje tjetër  hi-tech dhe jeni me pushime në Hollandë mos ngurroni të shpenzoni sepse është lirë. Shmangni Spanjën dhe Belgjikën ku çmimet janë më të larta. Përshembull një tv Philips 32” që në Itali e Hollandë kushton njësoj, pra 569 euro, arrin deri në 649 euro në Portugali, 679 euro në Spanjë dhe  749 euro në Belgjikë.

FNAC
Firma franceze Fnac trajton mirë bashkatdhetarët e saj duke aplikuar çmime më të lira se në vendet e tjera. Ndaj nëse ndodheni me pushime në Paris ia vlen të shpenzoni pasi çmimet janë të paktën 12%  më lirë se në vendet e tjera. Një  cd e Adele kushton 10,99 euro në Francë, 11,99 euro në Itali, 13,99 euro në Spanjë e Portugali dhe plot  14,90 euro në Belgjikë.

H&M
H&M ka 2500 dyqane në 44 tregje në Gjermani, USA, Francë e Angli dhe ndjek një politikë të butë çmimesh. Por ka përjashtime. Për një palë xhinse mund të shpenzosh në pjesën më të madhe të vendeve 29,95 euro. Duhet shmangur Gjermania e Hollanda, ku për të njëjtat xhinse do t’ju duhet të paguani 39,95 euro.

LEVI’S
Levi Strauss & Co. është një nga markat më të mëdha të veshjeve që ka dyqane në 110 vende. Aplikon të njëjtin nivel çmimesh. Për një palë xhinsesh 501 mund të shpenzosh nga 89 euro në Francë deri në 91 në Portugali. Një diferencë mjaft e vogël çmimi.

ZARA
Çmimet që Zara aplikon në sajtin e saj online në Spanjë e Portugali janë shumë më të përshtatshme se ato që praktikohen në pjesën tjetër të Europës. Një xhuboks lëkure me zinxhir kushton 149 euro në Spanjë e Portugali dhe  219 euro në vende të tjera.

DECATHLON
Ndryshe nga Fnac, francezi Decathlon preferon çmime te njëjta në të gjitha dyqanet e tij. Padyshim që edhe këtu ka përjashtim. Nëse doni të blini një palë atlete Nike model Air Max Resmash më mirë e blini në Hollandë, ku kushtojnë vetëm 59,95 euro. Pak më shtrenjtë janë në Spanjë (64,95 euro), shumë më shtrenjtë në Gjermani (79 euro). Por ka edhe më. Në Itali, Francë, Belgjikë e Portugali ato kushtojnë 80 euro.

Shkrimi u botua në Suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.08.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Alarmoi RENEA-n, ja çfarë u gjet në apartamentin e katit të 8-të tek Astiri

Alarmoi RENEA-n, ja çfarë u gjet në apartamentin e katit të 8-të tek Astiri