Ku po pushojnë Berisha, Topalli
Rama, Meta dhe gjithë deputetët

Ku po pushojnë Berisha, Topalli<br />Rama, Meta dhe gjithë deputetët
Politikanët shqiptarë nuk janë larguar shumë nga kryqyteti për të kryer ritualin e përvitshëm, atë të pushimeve të vitit. Për më tepër që teksa data 6 gusht, e përcaktuar nga mazhoranca si dita kur do votohet ligji për heqjen e imunitetit të deputetit dhe zyrtarëve të lartë është në prag, deputetët e politikanët e të gjithë krahëve politikë janë kujdesur që të bëjnë lëvizje të shkurtëra drejt bregdetit, apo dhe jashtë vendit, duke preferuar të mos jenë larg selive qëndrore. Madje ende pjesa e madhe e politikanëve e deputetëve shqiptarë nuk i kanë filluar mirëfilli pushimet e verës, duke shfrytëzuar vetëm fundjavën apo ditët e lira për të shijuar rrezet e diellit e freskinë e ujrave të detit në këto ditë të nxehta gushti.

Kështu kryeministri Berisha ka zgjedhur që për fundjavë të udhëtojë drejt bregut të Jonit për t'u stacionuar në Dhërmi, ku pas vendosjes së rekordit personal që qëndrimin në ujë për këtë vit, do t'i rikthehet rutinës së pushimit në plazh. Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka preferuar Durrësin për të pushuar në këtë fundjavë, bashkë më familjen e saj dhe dhëndërrin këngëtar. Pavarësisht se ditën e djeshme ka shfrytëzuar mundësinë që të jetë në një fushatë sensibilizuese në Petrelë për luftën ndaj kancerit dhe duke inkurajuar gratë dhe vajzat të rrëzojnë murin e ndrojes dhe të frikës, për të bërë Paptestin e Mamografinë.

Ndërsa kreu i PS, Edi Rama nuk ka preferuar të pushojë duke qëndruar dhe ditën e djeshme në selinë rozë, gjë që e tregon dhe mungesa e nxirjes nga rrezet e diellit. Ndëkohë që kreu i LSI Ilir Meta ka preferuar të jetë në shtëpinë e tij në Gjirin Lalzit, duke qëndruar afër kryeqytetit, gati për ditën e nesërme ku mazhoranca mendon të votojë ligjin për heqjen e imunitetit. Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko në fundjavë, pavarësisht angazhimit mediatik, ka preferuar të shkojë te Mali Robit.

Ndërsa deputetët, si të PD dhe PS, kanë preferuar të jenë në bregdet, pa marrë asnjëri prej tyre pushime të gjata. Kështu, Tritan Shehu, Selami Xhepa deputetë të PD kanë preferuar Durrësin për të kaluar fundjavën, ndërsa Harasani dhe Toçi e deputetë të PS kanë preferuar të lëvizin jashtë vendit për të pushuar sadopak. Ndërsa deputeti i PDIU Tahiri ka preferuar bregun e Vlorës dhe të Karaborunit për t'u relaksuar për fundjavë. Ndërsa kreu i PDK Nard Ndoka është jashtë vendit me pushime të shkurtëra.

Po jashtë vendit, por që tashmë është kthyer në Tiranë, i ka kaluar pushimet dhe kreu i KQZ, Ristani. Ndërsa deputeti i PS, Gjovalin Kadeli ka zgjedhur për të kaluar pushimet e shkurtëra të fundjavës në Shëngjin. Ajo që vihet re është fakti se asnjë nga deputetët nuk ka marrë pushime të gjata dhe për më tepër nuk kanë preferuar të jenë jashtë qarqeve ku kanë zonat e tyre elektorale. Ndërsa deputetët dhe zyrtarët e PD janë munduar të jenë sa më afër Tiranës për të qënë gati në Kuvend në seancën e ditës së hënë më 6 gusht ku pretendohet të votohet "imuniteti".

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rita Ora feston ditëlindjen, sa vjeç bën artistja me famë botërore

Rita Ora feston ditëlindjen, sa vjeç bën artistja me famë botërore