Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka pasqyruar në rrjetet sociale takimet e fundjavës në zonën e tij elektorale, në Rrogozhinë. Ahmetaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e PS të këtij qyteti dhe fotot i ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale. 

Nga komentet e ndjekësve bie në sy ai i ish-deputetit të PS, Parid Cara i cili s'ka kursyer thumbat dhe ironitë ndaj ministrit të Financave. "Ku shkon ti, nuk mbin bari... Ishallah Rrogozhina po del me sukses", është komenti i Carës në një prej fotove të postuara nga Ahmetaj. 



Komenti i Parid Carës në fotot e Ahmetajt në Facebook

Parid Cara u zgjodh deputet i PS në Qarkun e Tiranës si përfaqësues i zonës së Kavajës dhe Rrogozhinës në legjislaturën 2013-2017. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar nuk u përfshi në listat për deputetë.