Kualifikimi, De Biasi Contes: 
Më jep një dorë të kalojmë te 1/8

Kualifikimi, De Biasi Contes: <br />Më jep një dorë të kalojmë te 1/8
Mediat italiane i kushtojnë një vëmendje të madhe skuadrës së Gianni De Biasit në këtë Europian. Kjo edhe për shkak se kualifikimi i mëtejshëm i Shqipërisë në fazën e 1/8 është edhe në dorë të Italisë e cila s'duhet të dalë pa pikë nga ndeshja me Irlandën.


Në një lidhje telefonike për radion 24, trajneri i Shqipërisë e pranon se ndihma e Italisë do të jetë shumë e rëndësishme në fatin e këtij europiani për kuqezinjtë.

“A do të telefonoj Conten për t’i kërkuar ndihmë? Me jepni numrin dhe do ta telefonoj menjëherë”, u përgjigj 60-vjeçari i stolit shqiptar, duke vënë theksin në marrëdhëniet shumë të mira që ai ka me homologun e tij në stolin e "axurrëzve".
 
Tre pikët e fituara mund të na mjaftojnë për të kaluar në fazën tjetër por sido që të shkojë zhvilluam një europian pozitiv me tre ndeshje shumë të mira. Ironia e fatit është që ndaj Rumanisë patëm më pak raste se dy takimet e para ku paguam pak edhe presionin. I dimë limitet tona dhe kjo është forca jonë e madhe në këtë kompeticion”, shton De Biasi.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë