Pas fitores ndaj Rumanisë, Shqipëria shpreson për një vend në fazën e 1/8 të "Euro 2016". Golavarazhi nuk është favorizues për kuqezinjtë, por kombëtarja jonë i ka të gjitha mundësitë të kualifikohet si e treta më e mirë për në raundin tjetër. Të paktën dy nga tre ekipet e vendeve të treta, duhet të gabojnë në mënyrë që kuqezinjtë t'i gëzohen kualifikimit historik. Portugalia, Çekia dhe Austria, janë kokë më kokë me Shqipërinë për tu kualifikuar në raundin tjetër.
Për të kaluar në fazën tjetër duhet që sfida Turqi-Çeki të përfundojë në barazim dhe Italia me Belgjikën të fitojnë ndaj Suedisë dhe Irlandës. Këto rezultate i japin mundësinë Shqipërisë së De Biasit të kalojë si një nga katër skuadrat më të mira që kanë zënë vendin e tretë në fazën e grupeve.
Një hap fals i Çekisë dhe Austrisë, sigurojnë kualifikimin e kuqezinjve në fazën e 1/8. Teksa kanë edhe një ndeshje për të zhvilluar, Çekia dhe Austria kanë vetëm 1 pikë. Portugalia gjithashtu rrezikon të mbetet jashtë "Euro 2016" nëse dështon përballë Hungarezëve.
Fitorja ose barazimi me këta të fundit, i kualifikon "luzitanët" për në raundin tjetër. Një mundësi tjetër është edhe ajo e një fitoreje të thellë të Gjermanisë përballë Irlandës së Veriut, mbrëmjen e të mërkurës.
Renditja e UEFA-s
1. Irlanda e Veriut Pike 3 golavarazhi 2 1
2. Sllovakia Pike 3 golavarazhi 3 3
3. Shqiperia Pike 3 golavarazhi 1 3
4. Portualia Pike 2 golavarazhi 1 1
5. Çekia Pike 1 golavarazhi 2 3
6. Austria Pike 1 golavarazhi 1 2

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com