Një e mërkurë e paharrueshmne ishte kjo e kësaj jave për Atalantën e cila arritit të kualifikohej për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Champions League pikërisht në pjesmarrjen e parë në këtë kompeticion.
Bergameskët falë fitores 0-3 kundër Shaktar dhe humbjes së Dinamo Zagreb me Manchester City-t, sollën një emocion të pa përjetuar më parë nga tifozët e tyre. Gjithsesi festa ka qenë tepër e madhe edhe për futbollistët, por edhe për trajnerin Gasperini.
Në një video të publikuar nga UEFA brenda dhomës së zhveshjes në momentin e pas ndeshjes, duken futbollistët të cilët shijojnë në maksimum arritjen e tyre. Mbi të tjerat bie në sy festa e trajnerit Gasperini, i cili shquhet për seriozitetin e tij.