Kualifikimi i Kombëtares, Sylvinho jehonë në Spanjë: Rrezikoi në Shqipëri, imazhi i tij u përmirësua

Kualifikimi i Kombëtares, Sylvinho jehonë në Spanjë: Rrezikoi në Shqipëri, imazhi i tij u përmirësua

Sylvinho

Suksesi i Kombëtares shqiptare të futbollit dhe pjesëmarrja për herë të dytë në një Europian, ka bërë që edhe prestigjozja "Sport" në Spanjë t'i kushtojë një shkrim trajnerit Sylvinho. Spanjollja bën me dije se paçka këshillave të miqve për mos pranuar ofertën e Shqipërisë, në fund ai bëri mirë. Më herët 49-vjeçari kishte qenë ndihmës-trajner, teksa eksperiencat e tij te Corinthians dhe Lyon ishin të dështuara si trajner i parë.

"Federata Shqiptare e Futbollit e thirri atë për ta emëruar trajner, një post, teorikisht, për të qeshur në panoramën e futbollit europian. Sylvinho bëri një vesh të shurdhër ndaj atyre miqve që e këshilluan të mos e lidhte emrin e tij me Shqipërinë.

Ai mori një vendim me rrezikshmëri të lartë, duke pranuar postin në janar të këtij viti … dhe në fund ia doli. Shqipëria do të garojë në fazën finale të Evropianit për herë të dytë në historinë e saj.

Ata u kualifikuan në një grup ku favoritë ishin Polonia e Leëandoëskit dhe Çekia. Imazhi i Sylvinho-s është riparuar në vendin e tij dhe ai ka fituar besueshmëri ndërkombëtare. Në moshën 49-vjeçare, ai është ende një trajner i ri, studiues, këmbëngulës dhe shumë elastik", thuhet nga Sport.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë