Turqia ka fituar dje 2-0 ndaj Çekisë, duke arritur 3 pikë dhe golavarazh 2-4, pra -2 gola, por që kalon Shqipërinë që ka golavarazh 1-3, sepse ka shënuar një gol më shumë. Kështu që paguajmë paksa më shtrenjtë atë gol të dytë të pësuar nga Franca në minutën e 96-të.
Pas Anglisë dhe Gjermanisë, Shqipëria “tradhëtohet” edhe nga Turqia me Republikën Çeke. Skuadra e Fatih Terim fitoi 2-0 përballë çekëve. Suksesi i parë i turqve në Euro 2016, që falë golavarazhit kaloi Shqipërinë në garën e katër skuadrave më të mira të vendeve të tretë, që kualifikohen në fazën e 1/8-ave. Për kuqezinjtë nevojitej që Turqia të fitonte vetëm me një gol diferencë.
Por, rrjeta e Yilmaz Burak pas vetëm 10 minutave lojë, ia bëri më të thjeshtë punën të besuarve të Terim. Në të 65-ën, turqit realizuan edhe golin e dytë me Ozan Tufan, duke hedhur një hap drejt kalimit të fazës së grupeve.
Fati i keq i Shqipërisë sepse rrjeta lindi nga pozicioni i parregullt i Mehmet Topal që dha asistin e golit, ndërsa Republika Çeke ishte e pafuqishme dhe nuk arriti të përsëriste mrekullinë si me Kroacinë, edhe pse këtë herë mjaftonte të shënonte vetëm një herë.
Redaksia Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA