HAVANA - Ish-lideri historik i Kubës, Fidel Castro dyshohet se ka vdekur. Lajmi që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, dhe veçanërisht në Twitter, bazohet në një gazetë të diasporës kubaneze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas artikullit të gazetës, “Diario Las America” thuhet se hipotezat për vdekjen e mundshmë të Kastros shtoheh edhe nga fakti i mungesës së gjatë në publik për ish–liderin 88 vjeçar të Kubës. Madje sipas artikullit u përfol se ditën e sotme, qeveria kubaneze do të mbajë një konferencë për shtyp për të dhënë lajmin e hidhur, por kjo u mohua më pas nga vetë autoritetet kubaneze.

Ndërsa sipas gazetës tjetër, El Diario de Cuba, qeveria ka ndaluar qarkullimin dhe praninë pranë varrezave në Santa Ifigenia ku dyshohet se do të varroset Kastro.

Nga ana tjetër, sipas disa prej mediave ndërkombëtare bëhet fjalë për një keqkuptim, pasi dyshohet se lajmi është bazuar mbiu vdekjen e  Fidel Castro Odinga, i biri i një politikani të shquar kenian,  i cili vdiq disa ditë më parë në moshën 41 vjeçare.

Kastro, i cili i kaloi udhëheqjen e Kubës vëllait të tij Raul në vitin 2008, u bë Kryeministër i Kubës pas përmbysjes së qeverisë në 1959 dhe nën sundimin e tij Kuba u kthye në një shtet një-partiak. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)