/ATSH-AFP/ - Kuba dhe Bashkimi Evropian regjistruan avancime të rëndësishme gjatë seancës së katërt të negociatave në kuadër të dialogut politik, bashkëpunimit dhe tregtisë, theksoi ministria kubaneze e Punëve të Jashtme.
Blloku i 28 vendeve dhe Kuba parashikojnë nënshkrimin e një kuadri të dialogut politik dhe bashkëpunimit deri në fund të vitit 2015.
"Faza e negociatave të përqendruara në thelbin e marrëveshjes tregtare përfundoi dhe zhvillime domethënëse janë arritur përsa i përket bashkëpunimit", sipas një komunikate të publikua në faqen e internetit cubaminrex.cu.
"Një shkëmbim i dobishëm u zhvillua për çështjen e dialogut duke mundësuar për secilin të shprehin qëndrimet e tyre dhe aspiratat respektive", vijon komunikata.
Sipas ministrit kubanez të Punëve të Jashtme, këto diskutime u zhvilluan në një klimë konstruktive dhe profesionale dhe ekipet ranë dakord për tu mbledhur në shtator në Havanë, për raundin e pestë të negociatave.
/Shqiptarja.com