Një avion Cubana de Aviacion Boeing 737 u rrëzua në aeroportin ndërkombëtar të Jose Marti të Havana të premten, duke shënuar mbi 100 viktima, raportoi televizioni shtetëror i Kubës. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në avion ishin 104 pasagjerë, nga të cilët vetëm tre kanë mundur të mbijetojnë dhe janë nxjerrë të gjallë nga mbetjet e avionit të rrëzuar.
Avioni fluturonte drejt qytetit kuban Holguin, një fluturim brenda vendit që do të zgjaste rreth 1 orë e 20 minuta.
Avioni i rrëzuar është përfshirë nga një zjarr i madh dhe shëllunga tymi, të cilat ishin të dukshme pranë aeroportit, në periferi të kryeqytetit kuban. Ende mbetet i panjohur shkaku i rrëzimit të avionit.


(Shtëllungat e tymit nga avioni i rrëzuar)

(Harta e ku u rrëzua avioni)
Komente











