Kuçedër

Kuçedër

Po ende nuk ke ngordhur moj gjakpirëse, moj vampire, moj kriminele ? Më mirë që s’ke vdekur. Vazhdo të frymosh. Kurrë mos vdis. Mbetsh përgjithmonë as e gjallë as e varrosur, as e vdekur as e groposur. Ik rri krruspull diku pranë Shtish Tufinës. Do të kapin dhimbjet reumatizmale si ato të mijra shqiptarëve që i kalbe qelive të burgjeve dhe baltrave të internimeve. Kockat do të zbuten e qullosen.

Sytë e thatë e të ftohtë do të mbeten si i ke pasur; gremina që rrëzonin fate, hone që vdisnin ëndërra. Nga goja do të dalin britma komitetesh dhe urdhëra pushkatimesh. Sipas shijes tënde prej krimineleje dhe dëshirës prej perversi të tyt shoqi, do hash menu sloganesh varur mbi mure të pista, bar gjirizash, bukë të mykur me baltë varri. Gjatë dimrave do hedhësh mbi supe një kapotë të grisur zborri gjith zhul. Do mbathësh çizme të shqyera llastiku pa çorape. Që të mos të ngjiten zorrët do pish ujë nga rrëketë e varreve. Kësaj jete fshataro-ushtarake që do bësh rrëzë vorrezave do t'i mungojë “kllasa puntore”. Por “Kllasa” do vijë shumë shpejt kur trupi të mbushet me morra proletarë nga ata të barrakave të veprave të pesëvjeçarëve. Për tu ngrohur gjatë dimrave mos mbaj sobë. Ngrohu sa të mundesh duke u dridhur kur të kujtosh krimet që ke bërë dhe gjakun që ke derdhur. Do lexosh libra. Për shembull atë librin me letrat e zgjedhura që kurvi i dërgonte popullit të Gjirokastrës, Zhoao Amazonës dhe rrugaçëve anembanë botës.

Do presësh miq. Miqtë veteranë do ngrihen nga varret për të ardhur pranë teje. Ti krruspull në mes, veteranët plot baltë varri rrotull teje, do kujtoni sukseset, krimet, telat me gjëmba, rrahjet, spiunimet, internimet, arrestimet, burgosjet, varjet, pushkatimet. Pakngapak do rrjedhësh nga trutë. Epo Perëndia nuk mund edhe ta mundësojë të frymosh kaq gjatë edhe ta lëri trurin qiqërr. Me rrëke nëpër turi të atij lëngut të trashë që quhet tru, do t’i lutesh Perëndisë për faljen e mëkateve, shpëtimin e shpirtit. Do jetë e kotë. Edhe ty që t’i numurosh, edhe Perëndisë që t’i dëgjojë llahtaret e tua, koha e pafundme nuk mjafton. Perëndia do dëgjojë sa do dëgjojë, dhe nga dëshpërimi do nisi të qajë, dhe shpirti do t’i plasi, dhe kohën do ta ndali, dhe botës fundin do t’ja sjelli. Do pyesin; Çmoshë kishte ? Do përgjigjen; S’kishte moshë. Ishe e zeza e njerëzisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën