KUÇOVË – Një 55-vjeçar është aksidentuar për vdekje ditën e sotme, rreth orës 16:45, në fshatin Perondi.

55-vjeçari i identifikuar me inicialet R.K. teksa drejtonte zetorin ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën. 

“Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi  i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën”,-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga