Kuçovë, përplasje mes
Përmbarimit dhe 20 familjeve

Kuçovë, përplasje mes<br />Përmbarimit dhe 20 familjeve
KUÇOVE - Tjetër përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të përmbarimit të cilët ekzekutojnë vendimet e gjykatave për lirimin e banesave dhe kthimin e tyre tek i zoti. 
 
Në lagjen ‘1 Maji’, në rrugën ‘Naftëtari’ të Kuçovës banorët e 20 familjeve të cilët jetonin prej vitesh në një godinë 2 katëshe u është urdhëruar t'a lirojnë pasi do i kthehet pronarit. 

Familjet refuzojnë pasi thonë se përmbaruesit dhe pronari pretendues i godinës nuk ka çertifikatë të pronësisë në dorë.
 
Banorët kanë bllokuar rrugën dhe nuk kanë lejuar përmbarimin të hyjë në banesat e tyre për t’i liruar. Madje ka pasur dhe përplasje fizike mes përmbaruesve dhe banorëve të godinës.

Duke parë situatën e tensionuar përmbaruesit vendosën që të largohen dhe të caktojnë datën 6 shtator si datë për zbatmin e vendimit të gjyaktës për lirimin e godinës dhe kthimin e saj tek pronari.

Përplasjet mes përmbaruesve dhe banorëve që jetonin në shtëpijat që i janë kthyer ish pronarëve me vendim gjykate janë të shpeshta.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti i vendosur në kalendarin e aleancës! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti i vendosur në kalendarin e aleancës! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon