Kufijtë detarë, ministri Nishani
rrëzon variantin e qeverisë
Mjaftoi propozimi i Partisë Socialiste për të nxjerrë në dritë tendencën e qeverisë shqiptare për të shitur detin, duke mashtruar edhe gjykatën. Ditën e djeshme është zbërthyer se si qeveria e 2008, i tha Gjykatës Kushetuese se Shqipëria nuk pasur kufijë detar. Këtë arsyetim të para këtër viteve e ka rrëzuar ministri Nishani, i cili nënvizoi se Shqipëria ka kufij. PS ka kërkuar që propozimi të reflektohet sa më shpejt në ligjin e 2008, i cili kthen kufijtë e përcaktuar në vitin 2001.
TIRANË - Bujar Nishani ka nxjerrë zbuluar qeverinë, Kuvendin e Shqipërisë dhe institucione të tjera kryesore të ekzekutivit. Në lidhje me kufijtë detar dhe tokësor, ministri Nishani ka pranuar se ato kanë ekzistuar më herët, ndërsa ka rrëzuar argumentimet e përfaqësuesve të institucioneve në Gjykatën Kushtetuese të shprehura në vitin 2008. Duke i'u rikthyer vendimit të Gjykatës Kushtetuese, "Shqiptarja.com" po krahason citimet e përfqësuesve të institucioneve kryesore që morën në mbrojtje marrëveshjen me Greqinë për t'i dhënë asaj hapësira detare. Të gjithë, pa përjashtim kanë qenë në mbrojtje të marrëveshjes me Greqinë, duke e paraqitur Shqipërinë pa kufij prej shumë vitesh. "Natyrisht deri në zëvendësimin e një marrëveshjeje tjetër, jemi plotësisht dakort që të rikthet ai parashikim i kufirit detar që ka qenë në vitin 2001", ka cilësuar ministri Nishani, në seancën e djeshme të komisionit të Sigurisë, pra pranon se ka pasur kufij detar, por që u tentuan të hiqeshin me ligjin 2008 për të falur hapësira ujore Greqisë. Ja se çfarë kanë thënë në 2008 përfaqësuesit e institucioneve në Gjykatën Kushtetuese. "Nuk ka prova që të vërtetojnë se kufiri detar midis Shqipërisë dhe Greqisë ka ekzistuar. Për më tepër, nëse kufiri midis dy vendeve do të kishte ekzistuar, nuk do të kishte dalë nevoja e lidhjes së kësaj marrëveshje", është shprehur përfaqësuesi i Kuvendit Lulzim Leçaj në Gjykatën Kushtetuese. Këto pohime kondradiktore e bëjnë me delikate situatën se si institucionet e rëndësishme kanë mbështetur Greqinë për të dhënë ujërat territoriale, ndërsa vjen edhe ora tjetër që Qeveria pranon gabimit, duke kthyer kufijtë. Një tjetër institucion i rëndësishëm siç është ministria e Mbrojtjes ka mohuar ekzistencën e kufijve, madje edhe atë të parashikuar në ligjin 2001. "Nuk ka pasur kufijë të caktuar më parë midis Shqipërisë dhe Greqisë, pasi Protokolli i Firences ka përcaktuar vetëm kufirin tokësor dhe në këtë dokument nuk gjendet asnjë koordinatë që të përcaktojë vijën ndarëse të kufirit detar midis këtyre dy vendeve. Për rrjedhojë nuk ka pasur ndonjë vijë tjetër ndarëse të përcktuar më parë nga këto vende me marrëveshje, por kanë ekzistuar vija të përcaktuara në mënyrë të njëanshme nga secili vend", është shprehur kundëradmirali Kristaq Gërveni në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2008. Të treja këto institucione, por edhe të tjera kanë mohuar në mënyrë kategorike kufijtë detarë. Kjo tërheqje nga Nishani, dhe pranimi i propozimit të Ilir Gjonit tregon se qeveria ka gabuar rëndë në 2008, duke e lënë Shqipërinë pa kufij. Ndërsa Kodi Penal, ekzaktësisht neni 208, 210 specifikon 'masat' për autorët e marrëveshjes.
GJONI- NISHANI-OKETADebatet, gjatë këtij komisioni, janë përqëndruar tek cenimi i integritetit territorial dhe ujor të Republikës së Shqipërisë. Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Gjoni, propozues dhe relator i këtij projektligji, ka përsëritur faktin se Shqipëria, me shfuqizimin e ligjit 8771 të vitit 2001 është lënë pa kufij, dhe juridikisht e potencialisht ekziston rreziku konkret i cënimit të integritetit territorial. Por ministri Nishani e ka hedhur poshtë këtë akuzë, me pretendimin se kufijtë e Republikës së Shqipërisë nuk janë cenuar, pas 2008. "Marrëveshja me Greqinë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Dhe natyrisht deri në zëvendësimin e një marrëveshjeje tjetër, jemi plotësisht dakort që të rikthet ai parashikim i kufirit detar që ka qenë në vitin 2001. Ndaj ju siguroj se nuk ka cenim të integritetit territorial.", është shprehur ministri Nishani. Por deputeti Gjoni solli në vëmendje incidentin e fundit të shënuar në Sarandë ku janë konfliktuar peshkarexhat shqiptare me peshkarexhat greke për shkak të vijës kufitare.
KONSENSUSIKomisioni i Sigurisë, dje ka miratuar në konsensus të plotë së bashku me ministrat e tre dikastereve, respektivisht ministrinë e Mbrojtjes, ministrinë e Jashtme dhe ministrinë e Brendshme, propozimin e deputetit të Partisë Socialiste, Ilir Gjoni. Ky propozim që ka marrë edhe "OK" në komisionin e Ligjeve pritet që të kalojë edhe filtrin e Kuvendit. Ndërkohë që do të pritet edhe dekretimi nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ndaj edhe deputeti i FRD, Gazmend Oketa i ka kërkuar që ta dekretojë menjëherë këtë ligj Presidneti, për shkak të mos cenimit të integritetit. "Unë besoj se institucioni i Kuvendit mund të vihet në kontakt me institucionin e Presidentit. Ka pasur praktika të tjera dhe nuk shoh ndonjë pengesë përsa i takon kësaj çështje, edhe aq më tepër kur shprehet për cenim territorial", ëhstë shprehur Oketa. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Nishanit, i cili ka pohuar se nuk është cenuar integritetit territorial. "Nuk ka për të folur për çështjen e teknikës se i takon Kuvendit për ta propozuar, dhe Presidentit për të marrë vendimin. Por, unë desha të qartësoj apo të shpjegoj para kolegëve deputetë se konstatimi i zotit Oketa nuk qëndron, aq më tepër reagimi në relacion. Në ansjë rast integriteti territorial i Shqipërisë nuk është cënuar dhe nuk është vënë në pikëpyetje. Regjimi i kontrollit të kufijve ka qenë gjatë gjithë kohës, absolutisht i pacenuar dhe i menaxhaur në të gjitha aspektet e saj", është shprehur Nishani.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.2%
-
Të gabuar
21.3%
-
Nuk kam mendim
10.5%
Vota total: 666
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës
16 Janar, 12:37
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Në tarracë pistë për helikopterët e urgjencës! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
Alban Daci: Merr çantën e largohesh me kokën mbrapa se do të kthehesh!
16 Janar, 12:19
-
Kryeministri britanik shkon në Kiev, nënshkruhet marrëveshja historike me Ukrainën
16 Janar, 12:16
-
Vota e Diasporës/ Shkon në rreth 20 mijë numri i aplikimeve nga emigrantët, 72% e kërkesave ndodhen nën shqyrtim! Shifër e lartë refuzimesh, duhet dokument i ri
16 Janar, 12:15
-
Kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë më 2024
16 Janar, 12:05
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Ambasadori amerikan në Beograd: Rusia filloi të përdorë rafinerinë në Serbi për të financuar luftën
16 Janar, 12:00
-
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
16 Janar, 11:52