Ish-presidenti Bujar Nishani e ka nisur ditë e sotme i shqetësuar nga deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç, për rishikim të kufijve të Kosovës me Serbinë. Në një shënim në Facebook, Nishani ngre një pyetje për qeverinë shqiptare.

“A mund të thotë dikush, PSE Qeveria Shqiptare hesht ndaj kërkesës së Beogradit për ti dhënë Serbisë territoret shqiptare në Mitrovicë?

Ja citimi i Kushtetutës së Shqipërisë.

Neni8

“Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”- shkruan Nishani në facebook.