Ilir Gjoni pas mbledhjes sqaroi se “do shfuqizojmë nenin 53 të ligjit 2008 dhe rikthjejmë nenin 3 të ligjit të miratuar në 2001 për vendosjen e kufijve detarë.
“Atëherë kanë qenë të përcaktuar kufijtë detarë. Pas miratimit në seancë plenare pritet të nisë marrëveshja me Greiqnë dhe Malin e Zi”, tha ai për gazetarët.
Më datë 18 maj, amendamente do të diskutohen në komisonin e Sigurisë Kombëtare, e më pas tek ai i Integrimit Europian dhe Komisioni i Jashtëm.
DEBATET TAHIRI-RUSMAJLI
Teksa diskutohet projektligji për kufijtë shtetëror, nismë kjo e opozitës, deputeti i PS, Saimir Tahiri ka debatuar me kryetarin e komisionit Ilir Rusmajli. Përtej nismës së PS, Tahiri i drejtoi ministrit disa pyetje në lidhje me marrëveshjen e Greqisë dhe se çfarë vije detare ka sot Kanali i Korfuzit. Pyetjet e tij, nuk i toleroi kryetari i komisionit, duke i përcaktuar si pyetje jashtë rendit të ditës. Pas ndërprerjes së fjalës dhe paragjykimit të pyetjeve nga Rusmajli, Tahiri ka reaguar ashpër ndaj tij, sa ky i fundit ka ndërprerë mbledhjen për 10 minuta.
Ja debatet e plota se çfarë ndodhi në komisionin e ligjeve
Tahiri: Përtej dakortësisë në parim për projektin e propozuar kam disa pyetje që më ndihmojnë mua të kuptoj më mirë situatën sot, veçanërisht pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë marrëveshjen e negociuar mes shtetit shqiptar dhe një shtetit fqinj. Dua të di sot që flasim nga autoritet shqiptare, qoftë roja bregdetare apo autoritet kufitare, a njihet zyrtarisht, kjo e bashkëndarë me palën tjetër, një vijë kufitare detare në Kanalin e Korfuzit. Pra a njihet dhe pranohet qoftë për praktikë institucionale ndërmjet dy palëve apo edhe për shkaqe të cilat palët kanë rënë dakort, që mund të kenë të bëjnë me ruajtjen e hapësirës detare në Kanalin e Korfuzit e kështu me rradhë. Po a ka sot që flasim një vij kufitare të pranuar, të bashkëpranuar nga të dyja palët, veçanërisht pyes për Kanalin e Korfuzit?
Ilir Rusmali: Pyetjet duhet të kenë lidhje me projektligjin. Nëse ti do të bësh pyetje për kulturë të përgjithshme, mbrapa të garantoj unë një kafe me Ministrin dhe ulemi dhe diskutojmë çdo gjë të kulturës së përgjithëshme. Nismën e ka marrë grupi i PS, dhe që grupi i PS të ketë pyetje për nismën është habi më vete. Por megjithatë pyetjet kanë lidhje me nismën, jo në tërësi, jo vendimi i Gjykatës, jo si është situata këtu e si është atje, jo gjeopolitika, jo zgjedhjet në Greqi, nuk na duhen. Na duhen pyetje lidhur me nismën. Nëse i ke në lidhje me nismën bujrum.
Tahiri: Zoti kryetar, është mirë që as mos të paragjykoni pyetjet e mija. Unë me shumë dashamirësi jam duke pyetur ministrin dhe nuk kam asnjë shqetësim në lidhje me këtë po pyesim. Nëse Ministri e ndjen që është pyetje që nuk i përket çështjes... mund dhe mos të përgjigjeni.
Rusmajli: Jo mo s’ka. Pyetja e parë s’ka lidhje me nismën, dhe nuk mund t’a marrë pyetjen ministri se nuk e le unë që ta marri. Ke lidhur me nismën, bujrum 100 pyetje, ja ku i ke. Për këtë punë jemi. Ose organizo mo vlla seancë dëgjimore për çdo gjë që ka të bëj me zbatimin e legjislacionit.
Tahiri: Tani a ka mundësi të heshtësh dhe të flas unë, se po flet shumë.
Rusmajli: Po, ka mundësi.
Tahiri: Mos e acaro shumë këtë mbledhje.
Rusmajli: Si kryetar i këtij komisioni..
Tahiri: Më ler të mbaroj...
Rusmajli: OK dhjetë minuta pushim.
(Tahir sqarohet me Xhafën jashtë komisionit)
PROJEKTLIGJI
Pr/ligji "Për një ndryshim në ligjin 9861, datë 24.01.2008 "Për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit shtetëror" përcakton se "kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i vendosur dhe rregullohet mbi bazën e marrëveshjeve ndërkombëtare të pranuara nga shteti shqiptar si dhe të traktateve dypalëshë ose shumëpalëshe të lidhura me shtetet e tjera dhe të ratifikuara nga Kuvendi.
Ndryshe nga ligji i 2008-ës që e la vendin pa kufij, nisma e re përcakton qartë kufijtë detarë jugorë dhe veriorë duke vendosur dhe koordinatat e sakta" thuhet në propozim.
(fc/sg/shqiptarja.com)