Mes Shqipërisë dhe Greqisë ende nuk ka një marrëveshje finale për çështjet që janë pezull në tryezën e negociatave mes dy vendeve. Bisedimet kanë nisur prej tre vitesh, por lëvizjet e ministrave të jashtëm duket se kanë frenuar firmën mbi marrëveshjet për dosjet e vjetra, mes tyre edhe kufirin detar. Megjithatë, pala greke vijon që të deklarojnë se Athina do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon.
Ministri i Jashtëm Georgios Katrougalos është shprehur se është e drejtë e patjetërsueshme e Greqisë për të zgjeruar ujërat territoriale me 12 milje me Italinë dhe Shqipërinë. "Ne kemi vendosur të zgjerojmë ujërat tona territoriale në detin Jon, si pjesë e përkufizimit të EEZ (Zona ekonomike ekskluzive) tonë me Italinë dhe Shqipërinë.
Dhe në rajonet e tjera, ne besojmë se është e patjetërsueshme e drejta jonë sovrane për të zgjeruar ujërat tona territoriale, por kemi filluar nga perëndimi i vendit, sepse ka pasur një arsye praktike dhe urgjente" deklaroi ai.
-
Rrofte Ellada!
Përgjigju -
Pse bejne gam gam kot kta mu tër? Ajdeni po ua mbajti dhe mereni, ketu e keni..
Përgjigju -
Gjithashtu edhe neve na lind e drejta te zgjerohemi 36 milje...
Përgjigju -
Paatjeter qe ju takon. Ju takon padyshim edhe e gjithe Anatolia me krahinat e saj si Lidia, Frigjia, Bitinia, Galitia, Likia, Kilikia, Kapadokia e shume e shume krahina te tjera ... Po puna eshte se kush ua jep...
Përgjigju -
Ok juve ju takon te zgjeroheni 12 milje, atehere edhe neve na lind e drejta te zgjerohemi 24 milje...
Përgjigju -
Ju takon se jeni burra te mir a Pse ? Apo kemi ne politikan te dhjere e tradhtar .
Përgjigju












Komente
Komento