KUJDES, 6 shenja që tregojnë se
jeni në një marrëdhënie abuzive

KUJDES, 6 shenja që tregojnë se<br />jeni në një marrëdhënie abuzive
Marrëdhëniet abuzive janë të lodhshme, të pashëndetshme dhe praktikisht të pamundura për të bashkëjetuar. Ndërsa shumëkush mund të mendojë që është i mbrojtur nga të tilla lidhje dhe ka kontroll absolut mbi vendimet që merr, këto marrëdhënie problematike ndodhin gradualisht deri në momentin që e gjen veten 'të kapur në grackën' e abuzuesit. Dhe këta të fundit veprojnë me dinakëri dhe tregojnë fytyrën e vërtetë atëherë kur janë të sigurt për dashurinë e partnerit.

Lidhjet abuzive fillojnë shpesh si shumë intensive dhe pasionante. Abuzuesit mund të jenë karizmatike, të kujdesshëm, të vëmendshëm ndaj detajeve dhe të përkushtuar; një Princ i Kaltër i vërtetë. Dhe janë po këta abuzues që flasin për bashkëjetesë, martesë dhe fëmijë që në hapat e parë të marrëdhënies.

Ekzistojnë shenja paralajmëruese, por nuk janë të lehta për t'u njohur, aq më tepër për t'u pranuar. Ja 6 më të zakonshmet:

1. Kërkon të përshpejtojë hapat në lidhje.
Kjo është mbase shenja ëm e vështirë për t'u pranuar. Ajo do ta takojë çdo mbrëmje. Ai do të jetojnë së bashku menjëherë pas një muaji lidhje. Partneri abuzues thotë se jeni perfekt për njëri tjetrin, që është dashuri me shikim të parë, jeni shpirtra binjakë e deklarata të tjera të këtij lloji që i japin 'viktimës' siguri dhe bie brenda në grackë. Fatkeqësisht kjo pëlqyeshmëri e këtyre sjelljeve i jep abuzuesit mundësinë për të fituar kontroll të plotë mbi jetën dhe axhendën e partnerit tjetër.

2. Ka pritshmëri gati-gati fantastike për lidhjen.
Ndërsa gjërat avancojnë dhe bëhen më serioze kupton që partneri pret gjëra pothuajse të parealizueshme për lidhjen. Duan një lidhje si në përralla dhe bëjnë ndarjen tipike të detyrave, për mashkullin dhe femrën. Ai duhet të sigurojë ushqimin në shtëpi dhe nëse nuk ia del problemi është shumë i madh. Ajo duhet të mbajë shtëpinë dhe nëse darka nuk është gati kur ai mbërrin në shtëpi, atëherë kemi përsëri një problem shumë ta madh. Lumturia e tyre varet plotësisht nga partneri. Ju jeni bota e tyre.

3. Ekstremisht të ndjeshëm dhe xhelozë
Partnerët abuzues reagojnë negativisht edhe për gjërat më të vogla, komentet, shakatë ose gjëra të parëndësishme. Abuzuesit kanë vetëvlerësim të ulët dhe e marrin çdo gjë personale. Ofendohen shumë shpejt dhe u duket sikur e gjithë bota u është vënë kundër nëse ndeshin ndonjë pengesë të vogël. Nëse nuk bini dakord me ta për diçka sado të vogël, ata e marrin si ofendim dhe si sulm ndaj tyre. Në një situatë të tillë, çdo gjë keqkuptohet dhe lindin dyshime absurde. Nëse ajo sheh dikë në rrugë, do të thotë që nuk tërhiqet më nga partneri i saj dhe po e tradhëton atë. (sa absurde është kjo?)

4. Shumë dhurata
Një tjetër shenjë parandaluese është mbushja e partnerit me dhurata, aq më tepër kur ky partner bezdiset nga e gjithë ajo situatë. Kjo krijon më pas ngatërrimin e zakonshëm, kur partneri akuzohet si mosmirënjohës: "Pas gjithçkaje që kam bërë për ty, kështu ma shpërblen?"

5. Izolim
Kritikon shoqërinë tënde, nuk pëlqen miqtë e tu më të ngushtë dhe nuk i pëlqejnë rrjetet sociale. Abuzuesit tentojnë të të bëjnë të ndihesh fajtore, sepse kalon kohën me miqtë dhe familjarët. P.sh një femër refuzon të dalë me miqtë, sepse e di që partneri i saj është xheloz dhe kërkon të shmangë reagimin e tij. Për të fshehur xhelozinë e tij ai do fillojë të vërë në pikëpyetje motivet pse ajo do të dalë me miqtë.

6. Të këqinj ose abuzivë ndaj të tjerëve
Nuk ka të bëjë vetëm mënyra se si trajton partnerin. Shenja të dukshme janë edhe mënyra se si sillet me gjithë të tjerët. Kamarieri sjell porosinë e gabuar dhe ai bën skena derisa thirret menaxheri. Përplaset me dikë në rrugë dhe nis të bërtasë edhe pse nuk është lënduar aspak. Kritikon çdo person tjetër në dhomë pa i interesuar shumë nëse po e dëgjojnë apo jo. Abuzuesit kanë temperament të dobët dhe përpiqen shumë për t'ia fshehur partnerit. Tregohuni shumë të vëmendshëm se si trajtojnë të panjohurit. Mund të habiteni nag ajo që do të zbuloni.

Nëse vini re disa prej këtyre shenjave, atëherë duhet të shqetësoheni. Tregohuni të zgjuar, besojini instiktit dhe mbroni veten. Nëse diçka nuk ju bën të ndiheni mirë, bëni më të mirën për JU dhe qëndroni të sigurt.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara