Policia e Shtetit ka paralajmëruar tifozët që të shmangin incidentet në stadium sonte në derbi duke publikuar pamjet nga salla e monitorimit dhe drejtimit në "Air Albania Stadium". Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Drejtori i Rendit Publik Albert Dervishaj ka inspektuar punonjësit e Policisë që kryejnë shërbim në kamerat që monitorojnë stadiumin për derbin Partizani-Tirana. Dervishaj u ka kërkuar punonjësve të Policisë që të regjistrojnë çdo rast të evidentuar nga kamerat, në rast se do ketë prishje të rendit apo hedhje të lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta.
Lajmi kryesor: