TIRANE- ...Jemi në prag të një eventi të tillë shumë të madh, festivalit Folklorik të Gjirokastrës 2015. Natyrisht, është mirë të bëhet dhe ka avantazhet e veta kjo formë, kur vjen puna për të shprehur identitetin kulturor të kombit, për të organizuar veprimtari masive popullarizuese, kur këtë e kërkon koha dhe hapësira, momenti kulturor dhe social. Por kjo formë pasqyrimi nuk është më folklor krejt klasik. Megjithatë baza e tij është folklori natyral, i cili ka përparësitë dhe veçantitë përkatëse.
Atë duhet ta zbulojmë në stadin aktual të ekzistencës, ta gjurmojnë kudo që jeton si trashëgimi apo krijohet si shprehje aktuale e gjendjes shpirtërore të popullit, e komuniteteve të vogla apo të mëdha që e aplikojnë, shkak që shpjegon edhe diversitetin kulturor etnik. Ta gjejmë dhe ta sjellim sa më afër praktikimit natyral. Institucionet rendin t’i zbulojnë njësitë autentike folklorike që janë sot, t’i ruajnë në mënyrat më bashkëkohore të mundshme që janë sot, të krijojnë të gjitha kushtet për të mos u bjerrur ndër arkiva, as edhe një njësi apo një variant i vetëm, se janë zëri i brezave, i kombit ndër mote.
/Shqiptarja.com