Kujdes me variçet, mund të rrezikoni trompozë! Ylli Merja: Ja trajtimi që jep rezultat

Variçet janë një problem shqetësues, shumë persona ankohen për dhimbje të madhe, por edhe për estetikën e këmbëve sepse në vendin ku ato shfaqen prishin strukturën venoze duke sjellë dhe probleme të mëdha shëndetësore. Në rubrikën 'Bima dhe Shëndeti' në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV, tregojmë gjithçka që duhet të dimë për këtë problematikë, përse shkaktohen variçet, cilat janë llojet e tyre, simptomat që ato japin, faktorët ndikues në shfaqjen e tyre dhe sigurisht gabimet që bëjmë për trajtimin e tyre e kalimi më pas në trompozë. Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë trajtimin alternativ, i cili duket se është tepër efikas.

"Mund të themi se raporti mashkull - femër është 1 me 5, pra janë femrat që preken më shumë" e nis bisedën Merja, duke vijuar se kjo mund të ketë të bëjë me trashëgiminë gjenetike me zgjerim të këtyre venave të cilat janë enë përcjellëse të gjakut që e çojnë gjakun nga periferia në qendër. Gjithashtu ana hormonale e femrës ndikon ose në forcimin e këtyre enëve përcjellëse të gjakut ose në dobësimin e tyre, sidomos kur dobësohen humbasin elasticitetin për të përcjellë në mënyrën e duhur fluksin e gjakut që vjen. Shkaktar kryesor i variçeve është kolesteroli, trigliceridet të cilët bëjnë që të formohen pllaka lipide në disa pjesë të venave, ngushtohet një pjesë e seksionit të venës duke bërë që gjaku të qarkullojë me vështirësi dhe jep një enjtje. Shkaktarët që ndikojnë në formimin e venave janë:

·        Qëndrimi në këmbë

·        Mbipesha

·        Trashja e gjakut

·        Kolesteroli i lartë

·        Pirja e duhanit

·        Pilulat kontraceptive orale

·        Trauma venoze

Duhet të jemi të vëmendshëm ndaj disa sinjaleve që na jep trupi ynë, thekson Merja, për shembull natën mund të shfaqen ngërçe në këmbë që janë një paralajmërim i defiçensës së magnezit dhe zinkut në organizëm, ose kur e shtypim këmbën me gisht ngel një si shenjë e bardhë. Këto janë shenjat e para paralajmëruese pa u shfaqur akoma ngjyra e kuqe. Në këto faza fillestare për të bërë parandalimin e tyre është mirë që këmbët të futen në ujë të ngrohtë për 10 minuta duke shtuar në 5-6 litra ujë 5 lugë sodë buke dhe pak kripë në mënyrë që klori dhe natriumi të irritojë lëkurën dhe të përmirësojë qarkullimin e gjakut. I mbajmë këmbët në një kënd rreth 60 gradë dhe ndërkohë fillojmë të bëjmë një masazh të lehtë të tyre duke çenjtur këmbët dhe në këtë mënyrë funksionon shumë mirë qarkullimi i gjakut dhe në këtë fazë ne nuk lejojmë që të krijohen venat varikoze. Është shumë e rëndësishme që t'a kapim problemin që në fillim. Simptomat e variçeve janë:

·        Enjtje këmbësh nga shputa te gjunjët

·        Lodhje dhe vështirësi në ecje

·        Ngërçe gjatë natës ose kruajtje të këmbëve

·        Shfaqja e venave të ndryshme në këmbë

·        Dhimbje këmbësh dhe muskujsh

Nëse ne nuk bëjmë asgjë për eleminimin e variçeve do të fillojnë probleme më të mëdha për organizmin, vështirësohet qarkullimi i gjakut, ulet shpejtësia e qarkullimit të gjakut dhe trashet gjaku në një zonë të caktuar duke na formuar trombe. Simptomat për trombozë në këmbë janë: dhimbje në thellësi dhe ngërç i këmbës, enjtje e këmbës në një zonë të caktuar, ndezje nën lëkurë dhe ndryshim ngjyre, shfaqje e venave sipërfaqësore. Eshtë e rëndësishme që të marrim masa që në momentin e parë që shikojmë një trashje të venës në brëndësi nga poshtë këmbës deri tek gjuri dhe të fillojmë një trajtim në kushte shtëpie pa shkuar në trajtimin kirurgjik, pasi i rëndësishëm është luftimi i shkaktarit kryesor.

Hapi i parë është rregullimi i strukturës ushqimore duke konsumuar të gjitha ato perime që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut si jeshillëqet por dhe perimet dhe frutat me ngjyra të ndryshme që ne të marrim flavonoide dhe antioksidantë. Gjellërave të ndryshme mund t'i shtojmë 1 lugë çaji rigon. Kanella gjithashtu është shumë e mirë, mund të hidhet në çaj ose në kafe pasi rrit fuqinë antioksidante.

Trajtimi alternativ sipas specialistit Merja

·        Përdorni çajra bimorë që përmbajnë acide organike si mollë e egër, limon, çaj të gjelbër, murriz lule, fruta pylli, lëvore shelgu, etj. Këto çajra pastrojnë arteriet dhe venat

·        Përdorni uthull molle ose uthull hudhre, qepë të kuqe, hudhër, lakër të bardhë ose të kuqe, manaferrë turke ose zhabina, gështenjë të egër, boçe qeparisi

·        Në 2 litra ujë zieni 2 minuta një pako çaj variçesh. Kullojeni pasi ftohet dhe pini çajin 3 x 1 gotë në ditë para buke të ëmbëlsuar me pak mjaltë

·        Lyeni këmbët me ekstrakt variçesh ose uthull hudhre dhe boçe qeparisi. Pasi thahet ekstrakti, vendosim vajin ose kremin Reumer

Këshilla

·        Mbani këmbët lart pas çdo lyerje në darkë 10-15 minuta

·        Një herë në ditë këmbët mund t’i veshim më një maskë lakre të grirë me 15-20 fije majdanoz

·        Kur kemi ndezje ose dhimbje variçesh, mbështillini me një garzë të lagur me pak uthull hudhre 20 -30 ml dhe kripë 1 lugë kafeje. Lëreni afërsisht 1 orë.

·        Një maskë për variçet: Zieni në ujë të bollshëm 500 gr gështenja të egra dhe me çajin lani këmbët me variçe. Qëroni gështenjat dhe me pak vaj ulliri lyeni me to pulpën ose pjesën ku keni variçet. Vendoseni maskën mbi variçe, mbështilleni me një celefon dhe lëreni 2-3 orë.  

SHËNIM i REDAKSISË: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes