Kujdes! Nuk duhen lënë fëmijët që të flenë vonë se dëmtojnë trurin

Kujdes! Nuk duhen lënë fëmijët që të flenë vonë se dëmtojnë trurin

Foto ilustruese

Duhet të keni shumë kujdes që të mos i lini fëmijët të flenë vonë pasi oraret e parregullta të gjumit mund të dëmtojnë ato pjesë të trurit që janë ende duke u zhvilluar, përfshirë ato që lidhen me shikimin, perceptimin dhe përpunimin e të dhënave.

Çdo fëmijë pasi privohet nga gjumi, truri i tij ka nevojë për gjumë më të thellë, sidomos në këto pjesë specifike të trurit.

Sipas studimit që është zhvilluar u vëzhgua aktiviteti i trurit të 13 fëmijëve të moshës 5 -12 vjeç gjatë dy netëve, një javë larg nga njëra – tjetra, teksa të vegjlit flinin në shtëpitë e tyre.

Veçse në rastin e parë ata fjetën në orarin e zakonshëm, ndërsa herën e dytë u lejuan që të qëndronin zgjuar deri vonë.

Skanerat treguan se truri i tyre i përgjigjej ndryshe mungesës së gjumit, krahasuar me të rriturit.

Sasia e paktë e gjumit te fëmijët çonte në rritje të nevojës për gjumë të thellë në ato pjesë të trurit në zhvillim. Efekti i gjumit të thellë nuk shfaqet në rajonet ballore të trurit, ashtu si tek të rriturit, por në anën e pasme.

Bëhet e ditur se ky efekt mund të jetë i përkohshëm, që do të thotë se shfaqet vetëm gjatë fazave të rëndësishme të zhvillimit të trurit në fëmijëri ose adoleshencë.

Sipas shkencëtarëve mendojnë se cilësia e gjumit është përgjegjëse për zhvillimin si duhet të lidhjeve nervore gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Prandaj është e rëndësishme dhe e domosdoshme që fëmija të flejë mjaftueshëm gjatë kësaj faze të jetës.

Gjithashtu edhe sipas udhëzimeve ndërkombëtare, rekomandohet që fëmijët e moshës 6-13 vjeç të flenë 9-11 orë në natë.

Studimi është realizua nga Universiteti i Zyrihut dhe u publikua në revistën shkencore “Frontiers in Human Neuroscience”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje