Kujdes, periudhë grindje! Sukses në punë për shenjat…/Horoskopi javor 15-21 korrik nga Jorgo Pulla

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Delli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim për javën e tretë të muajit, 15-21 Korrik. Sipas astrologut Pulla është muaji më i mirë dhe muaji i investimeve të mëdha. Kjo javë është e favorshme në punë dhe në firmosjen e kontratave. Por çfarë thonë yjet për këtë javë për secilën shenjë të zodiakut, ku duhet të fokusen dhe ku duhet të bëjnë më tepër kujdes? 

Dashi

Ka shumë gjëra që do të ndryshojnë në fushën e karrierës dhe biznesit për Dashin. Dashi do të ketë disa oferta dhe propozime që do të jenë shumë të favorshme për këtë shenjë. Në fushën sentimentale edhe pse keni patur disa problematika duket se gjithçka do të stabilizohet. Lidhjet më të mira janë me Virgjëreshë dhe Ujor.

Demi

Ju të shenjës së Demit do të keni një ndikim shumë të madh në fushën e karrierës. Sa i takon çështjeve të punës, do të mbyllni disa marrëveshje të rëndësishme që mezi i prisnit. Në lidhje me çështjet shpirtërore, lidhjet më të mira janë me Ujor dhe me Akrep të cilat konsiderohen perfekte.

Binjakët

Kjo javë është pozitive, pasi ndikimi i Jupiterit në shenjën e Binjakëve, ju jep një mundësi për disa vendime që duhet të merrni. Është koha më e mirë për ju, pasi keni patur disa probleme së fundmi. Afërdita ju ndihmon shumë veçanërisht në financa. Në çështjet shpirtërore, lidhjet me Virgjëreshë dhe Shigjetar duket se janë më të mirat.

Gaforrja

Është një moment ideal që lidhet shumë me anën ekonomike dhe me një blerje që do të bëni. Do të përfitoni shumë nga një çështje ligjore që pritet të sistemohet shumë shpejt. Në fushën shpirtërore, lidhjet me Peshore dhe Luan janë perfekte dhe është momenti më i mirë i mundshëm për t’a stabilizuar.

Luani

Është një periudhë shumë e mirë tani për të rinovuar kontrata të rëndësishme. Edhe pse kanë pasur një problem ortakërie, duket se e zgjidhin shumë shpejt dhe në favor të tyre. Në çështjet shpirtërore, ndikimet që kanë të bëjnë me Akrep dhe Luan janë favorite.

Virgjëresha

Është mirë që planet që keni në mend, t’i realizoni në fundjavë, pasi keni probabilitetin më të lartë për sukses. Mund të siguroni një burim të ardhurash të dyta. Virgjëreshat janë profesioniste, ndërsa në fushën shpirtërore janë fajtore se merren shumë me punë dhe lënë dashurinë mënjëanë. Kini kujdes, pasi është periudhë grindje! Lidhjet më të mira janë me Peshk, Bricjap dhe Dem.

Peshorja

Kjo javë ndihmon për të arritur qëllime të mëdha. Në çështje kreditimi është momenti më i mirë i mundshëm. Në fushën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Dash dhe Virgjëreshë janë perfekte.

Akrepi

Në çështje shpirtërore ju Akrep duhet të keni kujdes në marrje vendimesh të rëndësishme. Duhet të tregoni pak më shumë vëmendje në dashuri, sepse situatat mund të komplikohen disi dhe mund të jeni në vështirësi, por çdo gjë zgjidhet më së miri.

Shigjetarët

Marrëdhëniet me disa njerëz që më parë i kishit të komplikuara, duket se tani sistemohen. Keni shumë shance për të stabilizuar çështjet ekonomiko-financiare dhe një punë e re do të zgjidhet shumë shpejt. Në çështjet shpirtërore, lidhjet me Gaforre, Peshk dhe Virgjëreshë janë më të mirat e mundshme.

Bricjapi

Bricjapët presin të stabilizojnë ekonominë e tyre dhe disa udhëtime që pritet t’i bëjnë së shpejti. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre dhe Bricjap janë perfekte, ndërsa me Dash është ideale.

Ujori

Kanë momentin e duhur në lidhje me një takim të suksesshëm që pritet të mbyllin së shpejti. Presin të nënshkruajnë një kontratë të rëndësishme në fillim të kësaj jave. Ata që jetojnë në diasporë do të kenë zgjidhje për problematikat që kanë prej kohësh. Në çështjet shpirtërore, lidhjet afatgjata janë me Peshore dhe Akrep, të cilat mund të konsiderohen ideale.

Peshqit

Është momenti më i mirë për Peshqit për punë dhe stabilizimin e familjes, ndërsa kanë një ndikim shumë të mirë lidhjet afatgjata me Dem, Peshore, Shigjetar, janë perfekte.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë