Spondiliartroza cervikale, si të vetëdiagnostifikoheni dhe trajtimi më i mirë alternativ që do ju shpëtojë

Spondiliartroza cervikale është një sëmundje shumë e përhapur jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën, është një degjenerim i lidhur me kalimin e moshës i vertebrave dhe disqeve në qafë. Deri diku, të gjithë zhvillojmë një lloj degjenerimi të vertebrave dhe disqeve me kalimin e moshës, por kjo problematikë po haset gjithnjë e më shumë dhe tek moshat e reja. Shkaku kryesor është dëmtimi i vertebrave të shtyllës kurrizore, i cili vjen për pasojë të ngritjes së peshave të rënda, qëndrimi për një kohë të gjatë përpara televizorit, lodhjet e tepërta fizike, por dhe streset psikologjike. Në studion e Rreze Dielli, në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin Ylli Merja tregojmë ushtrimet më efikase për cervikalen, trajtimin me vajra esenciale e bimë medicinale, simptomat, kategoritë e rriskuara dhe parandalimin e kësaj problematike kaq shqetësuese për një pjesë të madhe të njerëzve.  

“Cervikale janë shtatë vertebrat e qafës, kur ato janë një pozicion të drejtë anatomik, fizilologjia e tyre është normale, funksionon trupi normalisht. Por, kur ky pozicion anatomik fillon të deformohet majtas apo djathtas kjo do të japë simptomat e para të spondiliartrozës cervikale. Shtrembërimi i vertebrave nga keq qëndrimi ose ngritja e peshave të rënda, tharja e lëngut midis disqeve vertebrale apo ngurtësimi i ligamenteve që lidhin kockat” thekson Ylli Merja, janë disa nga shkaktarët e spondiliatrozës cervikale, por gjithashtu dhe përdorimi i gjatë i telefonit dhe kompjuterit si dhe qëndrimi për një kohë të gjatë ulur në karrige.  

Simptomat që ju jeni kandidat serioz për t’u diagnostikuar me spondilozën cervikale janë:

  • -         Dhimbje dhe ngurtësim të qafës
  • -         Dhimbje pas kokës deri në ballë
  • -         Qëndrimi i një supi më poshtë se tjetri
  • -         Qëndrimi i kokës jo pingul me supet
  • -         Dhimbje në krah ose duar, mpirje gishtash ose dobësi në krahë, duar apo këmbë
  • -         Dhimbje ose pamundësi për të kthyer kokën majtas-djathtas ose për ta rrotulluar atë
  • -         Humbje e kontrollit mbi fshikzën e urinës ose zorrën e trashë
  • -         Lidhje e përshkallëzuar e cervikales C7 me T1 (toraksin)
  • -         Disku i hernizuar mund të përflakë muskujt e afërt dhe të shtypë palcën dhe nervin

Po si të vetëdiagnostifikohemi nëse na kanë filluar problemet me cervikalen?

“Qëndrojmë me shpinë nga muri, prekim murin lehtë me thembrat e këmbëve, vithet, shpatullat dhe majën e kokës. Matim largësinë nga qafa te muri, nëse kalojnë lehtë 4 gishta keni cervikalen. Prova e dytë, ngjeshim lart mjekrën te gusha, zgjatim majën e kokës lart dhe e ngjeshim qafën pas murit. Nëse qafa qëndron larg murit 1-2 gishta kemi të bëjmë me cervikalen e qafës” tregon Ylli Merja duke vijuar “Shkrifëroni muskulin midis radiusit dhe ulnës te qafa e dorës. Në atë dorë që keni dhimbje do të thotë se në atë krah të qafës keni ngurtësim të ligamentit. Gjithashtu mund të shtypim muskujt midis falangjeve të gishtit të madh dhe atij tregues te dy duart. Në atë dorë që ndjeni dhimbje tregon krahun e qafës që ka spostim” janë këto rekomandimet që jep specialisti Merja për të kuptuar nëse kemi probleme me spondialiatrozën cervikale.

Trajtimi alternativ me ushtrime dhe masazhe sipas Merjas është shumë efikas dhe brenda një kohe të shkurtër do të largoni të gjithë dhimbjen.

  • -         Qëndrojmë shtrirë përmbys në krevat, koka mbi jastëk. Masazhojmë qafën, shtyllën kurrizore dhe krahët 1 ose 2 herë në ditë me ekstrakt variçesh dhe vajin ose kremin reumer
  • -         Qëndrojmë shtrirë mbi tapet me shpinë. Vendosim në shpinë 20 cm larg qafës një peshqir të palosur në katërsh. Ndërkohë që jemi shtrirë bëjmë një lëvizje të kokës dhe qafës: mjekra para e ngritur lart 3-4 sekonda, mjekra e ngjeshur te gusha dhe qafa e ngjeshur për nga tapeti. Qëndroni 20 sekonda, bëni 5 sekonda pushim. Përsëriteni ushtrimin 10-15 herë /2 herë në ditë.
  • -         Nëse dhimbjet përgjysmohen brenda 4-5 ditëve masazhi bëhet 1 herë në ditë
  • -         Nëse dhimbja vazhdon, vendosim në qafë një borsetë me ujë të ngrohtë
  • -         Nëse kemi deformim të qafës dhe mesit, peshqiri vendoset i palosur dhe te pjesa sakrale
  • -         Përdorni 2 lugë çaji në ditë me osteomer, ndihmon në forcimin e kockave
  • -         Gjatë punës në zyrë bëni ushtrime të qafës ose palosuni me shpinë mbi mbështetësen e karriges, përsëritet 2-3 herë në ditë.

Si në çdo sëmundje apo problematikë shëndetësore, e mira është që të ndjekim një stil jetese të rregullt me aktivitet fizik dhe të parandalojmë sesa të kurojmë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë