Kujdes! Skemë mashtrimi online me valixhet e aeroportit të Tiranës, hakerat vjedhin të dhënat personale ose para

Kujdes! Skemë mashtrimi online me valixhet e aeroportit të Tiranës, hakerat vjedhin të dhënat personale ose para

Foto që mashtruesit postojnë në facebook

Qytetarët të cilët përdorin rrjetin social ‘facebook’, duhet të bëjnë kujdes nga skemat e mashtrimit që po qarkullojnë së fundmi në vendin tonë duke reklamuar ‘super oferta’ të rreme. Bëhet fjalë për një faqe me emrin ‘Tirana International Airport’ që nuk ka lidhje me faqen zyrtare të Aeroportit të Tiranës, që reklamon valixhe të cilat i cilësojnë si të humbura.

Më pas hakerat, e kanë sponsorizuar këtë postim, duke ua ofruar qytetarëve në ofertë valixhet me çmimin ‘1 euro’.

Për tu bërë të besueshëm, mashtruesit kanë hapur disa profile të rreme kryesisht me emra të huaj, për të komentuar në këtë postim, si provë se shumë prej tyre i kanë blerë valixhet dhe kanë qëlluar me fat duke përfituar parfume, verë dhe rroba të shtrenjta të cilat, nëse do të bëhej fjalë për diçka reale, kanë vlerë shumë më të madhe sesa shuma 1 euro që paguhet për pakon surprizë.

Faqja e rremë e hakerave online i kërkon qytetarëve që të aplikojnë me një klikim të vetëm, por në fakt, të ftojnë drejt një skeme mashtrimi, që mund të jetë një virus për të vjedhur të dhënat personale, apo mund të ofrojë dhe hapat për të bërë pagesën 1 euro për valixhe.

E njëjta skemë mashtrimi u përdor në muajin shtator  të këtij viti, ku mashtrues online duke përdorur emrin e faqes “Posta Shqiptare” u bënin thirrje qytetarëve që të paguanin 236 lekë për të përfituar një nga pakot që kishte mbetur në magazinat e tyre. Faqja e facebook-ut të mashtruesve rezulton e hapur 2 ditë më parë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave