Bimët në ambientin e brendshëm të banesës duhet të kenë një kujdesë të veçantë. Janë ato që e zbukurojnë ambientin ku jetojmë, qoftë në dhomë, qoftë në kopsht, sepse krijojnë mjedis tërheqës dhe ofrojnë çlodhje. Nga shekulli në shekull lulet janë pjesë e familjeve të pasura dhe varfra. Kujdesi dhe dashuria për to sa vjen e shtohet.
Të marrësh një buqetë apo vazo me lule si dhuratë është e çmueshme për cilindo nga ne. Si të rinjtë ashtu dhe të vjetrit, si shqiptarët ashtu dhe të huajt i kushtojnë rëndësi dhe kohë luleve në oborret e shtëpive private, por edhe në brenda apartamenteve.
Mirëpo lulet duan një kujdes të veçantë në jetëgjatësinë e tyre. Ushqehen me pleh, dritë dhe me temperaturë pothuajse konstante. Pija e tyre kryesore është uji, i cili iu lëshohet direkt te rrënja, si dhe spërkatja e herë pas hershme mbi gjethet apo lulet që ato lëshojnë. Një rol të madh luajnë dhe stinët në gjelbërimin dhe rritjen e tyre.
Lulet janë si gjallesat, kanë etje kur është shumë ngrohtë dhe kur është ftohtë duan më pak ujë, prandaj ujitja e luleve bëhet nëse plehu ku ato qëndrojnë është i lagur, pasi uji i tepërt i kalb ato. Lulet e ambientit të brendshëm ndryshojnë shumë nga ato të ambientit të jashtëm. Specialistja e një prej firmave më të njohura në Tiranë për kultivimin dhe mirëmbajtjen e luleve, Nertidla Nasto, na thotë: "Bimët e ambientit të brëndshëm nuk duan aq ujitje sa duan bimët e ambienteve të jashtëm.
Një ujitje e tepërt mund të arrijë në kalbëzim të rrënjës sepse ato nuk kanë se ku ta avullojnë ujin. Ato nuk kanë as dritën e diellit dhe as dritën e hënës", tha ajo.
Për bimët dhe lulet e ambientit brenda shtëpisë duhet të tregohet një kujdes shumë i madh në mënyrë që ato t`i kemi plotë me jetë dhe gjallëri. Për t`u kujdesur për këto bimë në lidhje me ujitjen, Nertilda na thotë se "gjithmonë duhet të shikohet buka e dheut, qoftë edhe me dorë. Në momentin që ajo ka kaluar disi në thatësirë atëherë ajo duhet të ujitet".
Një kujdes i veçantë për bimët e ambientit brenda shtëpisë duhet të tregohet edhe ndaj parazitëve apo insekteve që ato mund të zënë. Të gjitha bimët mund të sëmuren. Lidhur me këtë kujdes, Nasto, na thotë se " kur bima sëmuret duhet të shkojmë te specialisti që të marrim kurën e saktë e cila i hidhet bimës në formë spërkatje".
Disa këshilla që Nertilda na jep për kujdesin e bimëve të ambjentit të jashtëm janë:
Përballja e lules me kondicionerin.
Asnjëherë një lule mos e poziciono në një vend ku kondicioneri i bie direkt sepse ajo e vret dhe e than lulen. Lulja nuk ka nevojë për një ajër i cili do t`i shkojë gjithë kohës mbi të, i ngrohtë apo i ftohtë.
Lëvizja e temperaturave
Shpesh herë ndodh që në dimër kur jashtë është një temperaturë e ulët dhe ka dalë një diell, zonjat i nxjerrin jashtë lulet që të ajrosen. Kjo është një gjë shumë e gabuar pasi ndryshimi i temperaturave nga i lartë në të ulët do ta shkatërronte këtë bimë deri në tharrje të saj.
Edhe në verë ndodh e njëjta gjë me ndryshimin e temperaturës. Zonjat gabojnë kur temperaturat janë të larta dhe ato përdorin një spërkatës për t`i freskuar. Ky është një veprim shumë i gabuar.
Temperatura konstante
Në dimër duhet një temperaturë 10 deri në 12 gradë. Ndërsa në verë duhet të ruhet një temperaturë 27 deri në 32 gradë e ambientit të brendshëm të shtëpisë.
Redakssia Online
(j.k/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com