Kohët e fundit, opinioni publik është njohur me përmbajtjen e një letre të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, nëpërmjet së cilës Strasburgu njofton që i ka vënë Qeverisë shqiptare një kufi kohor deri më 5 mars të këtij viti, për të informuar rreth zgjidhjes me mirëkuptim të çështjes së 60 pronarëve shqiptarë, të cilët i kanë kërkuar GJEDNJ - së të vendosë kthimin apo kompensimin e pronave të tyre nga shteti ynë, çka shoqërohet zakonisht edhe me penalizime të mundshme ndaj këtij këtij të fundit.
Në letrën dërguar këtyre pronarëve, Strasburgu i bën këta me dije, gjithashtu, si duhet të veprojnë nëse qeveria nuk bën përpjekje të efektshme për të gjetur rrugët e mirëkuptimit.
Po qe se palët nuk bien dakord, qeverisë i është përcaktuar një afat tjetër i shkurtër për të paraqitur vërejtjet e saj, të cilat do t’u dërgohen sa për informacion pronarëve.
Dhe, këta të fundit, në çdo rast do të kenë mundësinë që të bëjnë medoemos brenda gjashtë javëve vërejtjet e tyre për qëndrimin e qeverisë. Përndryshe, shkeljen e këtij afati Gjykata Evropiane paralajmëron që do ta nënkuptonte si shprehje të humbjes së interesit të pronarëve për të ndjekur aplikimin dhe, për rrjedhojë, për të hequr çështjen e tyre nga kalendari i gjykimeve në Strasburg.
Vendosjen e këtyre afateve e konfirmoi edhe një Delegacion i Këshillit të Evropës, i cili vizitoi së fundmi Tiranën, duke zhvilluar edhe një takim pune me përfaqësues të Agjencisë shqiptare të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në kuadër të shkëmbimit të ideve për ecurinë dhe përmirësimin e këtij procesi të zvarritur prej vitesh, si edhe për zbatimin e detyrave të lëna në Vendimin pilot të Gjykatës së Strasburgut, përmbajtjes së të cilit i korrespondon edhe letra që përmendëm më sipër.
Mirëpo, pas bërjes publike të këtij Vendimi, në grupe qytetarësh të ndryshëm shprehet shqetësimi, sipas të cilit, përse Strasburgu nuk po vendos ashtu sikurse më përpara, për kthimin e pronave të 20 shtetasve shqiptarë, duke e mbuluar kështu dyshimin e tyre me argumentin që të kujton studiuesin e shquar francez, Jacques Mourgeon, i cili në veprën e tij “Les Droits de l’Homme” (Paris, 1978) shprehet: “Të afirmosh të drejtat e njeriut duhet të nënkuptojë që atyre t’u jepet i njëjti efektivitet për të gjithë njerëzit”.
Mirëpo, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, duke u bazuar në dispozitat e Konventës Evropiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe duke i vështruar ato në mënyrë krijuese, sipas kohës së kaluar që nga miratimi dhe ratifikimi i tyre prej Shteteve Palë, gjithmonë me vendimet e saj e ka cilësuar ligjshmërinë thelbësore të të drejtave themelore të njeriut (pra, edhe atë të gëzimit paqësisht të pronës, parashikuar në nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ), të cilat janë të pacenueshme, si të paravlerëshme ndaj ligjshmërisë formale.
Prandaj, edhe në rastet e mëparshme, pra të 20 pronarëve nga Shqipëria, që ankoheshin ndaj shtetit të tyre, për moskthim të pronave të veta, apo moskompensim të atyre të shpronësuara gjatë viteve, Gjykata ka penalizuar këtë të fundit në disa miljona euro. Derisa u penalizua edhe qeveria shqiptare nga populli i saj me rrëzim prej pushteti në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar, sepse një nga shkaqet kryesore të korrupsionit të saj kishte të bënte direkt me mosnjohjen, harrimin dhe përbuzjen e të drejtave të njeriut, pra edhe asaj për kthimin dhe kompensimin e pronës.
Si rezultat i këtij korrupsioni masiv të qeverisjes së mëparshme, në bazë të informacionit zyrtar që jep Agjencia në Tiranë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, mësohet se ndodhen ende të pashqyrtuara 7300 dosje dhe se po të vazhdohet me këto ritme llogaritet që kompensimi i pronave të pakthyera të kryhet përgjatë 151 viteve. Kjo situatë në rendin juridik të shtetit shqiptar, i cili ka pranuar që më 1996 të bëhet Palë e Konventës Evropiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, nuk e shmang Gjykatën e Strasburgut – organ i kësaj Konvente – të kërkojë me vendimet e saj zhdëmtimin e pronarëve edhe nga Shqipëria.
Nuk e shmang, sepse parimisht mundësia e një personi që të veprojë në gjykim për të mbrojtur pronësinë e vet është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e konceptimit të normës së KEDNJ. Në këtë drejtim, një rol të posaçëm luan edhe Gjykata e Strasburgut, për të interpretuar dispozitën (në këtë rast - nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës) në çfarëdo rrethanash të brendshme të një Shteti Palë, siç është edhe Shqipëria. Pra, midis efektit të drejtpërdrejtë të normës së një akti me supramaci mbi legjislacionin e brendshëm shtetëror dhe mbrojtjes gjyqësore ekziston një lidhje e ngushtë shkakësore.
Por, kjo nuk do të thotë që përmbajtja e një norme me efekt të drejtpërdrejtë dhe zbatimi i saj të jenë i njëjti koncept. Sipas së drejtës ndërkombëtare, zbatueshmëri të drejtpërdrejtë kanë zakonisht rregulloret, për zbatimin e të cilave shtetet nuk kanë përse të nxjerrin norma të veçanta (me përjashtim të ndonjë rasti specifik, të posaçëm). Kurse direktivat dhe vendimet nuk janë të zbatueshme në mënyrë të menjëhershme, por sidoqoftë detyrojnë shtetet anëtare që të realizojnë qëllimet e përcaktuara në ‘to brenda një afati të caktuar, duke u njohur atyre lirinë në zgjedhjen vetë të formave dhe mjeteve për t’i realizuar ato. Kuptohet, nëpërmjet akteve të organeve që përfaqësojnë interesin publik.
Që këtej është shumë i rëndësishëm angazhimi i Qeverisë shqiptare për të “folur” nëpërmjet gjuhës së mirëkuptimit me pronarët – nënshtetas të saj, që pasi kanë shterur të gjitha kushtet dhe rrugët e brendshme, pa gjetur zgjidhje të çështjes së tyre, më së fundi janë ankuar në Gjykatën Evropiane. Aq më tepër theksohet kjo, kur prej përmbushjes së afatit të parë që i është vënë Qeverisë shqiptare nga Strasburgu, veçse pak ditë kanë mbetur. Ndërkohë që për të informuar këtë të fundit rreth mosakordimeve me qeverinë, edhe subjektet ankuese nuk kanë ndonjë afat të gjatë, për t’ua marrë në konsideratë shpjegimet e tyre.
Kjo kujtesë që bëhet në këto rradhë ndoshta është e vlefshme edhe në kuadër të një procesi të shpejtë drejt marrjes nga Shqipëria të statusit zyrtar të Shtetit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Të mos harrojmë, gjithashtu, se një nga 12 objektivat që Brukseli i ka vënë për këtë qëllim Tiranës zyrtare ka qenë dhe mbetet zgjidhja e çështjes së pronës. Ky objektiv, që qeverisja e mëparshme jo vetëm nuk e arriti, por edhe e komplikoi gjithnjë e më shumë me zvarritje të diktuara nga korrupsioni masiv, nuk i ndahet qeverisjes së re, aktuale, për të treguar brenda një kohe të shkurtër vullnetin politik të saj dhe për të shtruar teknikisht trasetë e përparimit në këtë drejtim.
Shkrimi u publikua sot (26.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com