Kujtesë e dobët? Ja ushqimet
për zgjidhjen e problemit
Kujtesa e dobët është një problem që prek miliona njerëz në botë dhe që në përdtishmëri mund të jetë me të vërtetë një kokëçarje. Problemet me kujtesën janë gjithnjë e në rritje me kalimin e moshës.
Kujtesa e dobët është një problem që prek miliona njerëz në botë dhe që në përdtishmëri mund të jetë me të vërtetë një kokëçarje. Problemet me kujtesën janë gjithnjë e në rritje me kalimin e moshës. Ato ndikohen dhe nxiten nga problemet me gjumin, stresin, depresioni, mungesa e vitaminës B, tiroidja, alkoli, duhanpirja dhe ilaçet. Në raste më të rënda, kujtesa e varfër nxitet edhe nga skleroza apo sëmundja e Alzheimerit.
Sëmundjet e rënda te kujtesës, kërkojnë trajtim të specializuar mjekësor dhe jo thjesht kura natyrale që mund të përgatiten në shtëpi.
Më poshtë do të zbuloni ushqimet që ju nevojiten për një mendje në formë.
Bajamet për kujtesë të mire
Ato përmirësojnë kujtesën dhe fuqinë e trurit. Janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore Omega-3 të cilat janë fantastike për kujtesën dhe për shëndetin e syve.
Zhysni 5-10 bajame në ujë dhe të nesërmen grijini në mikser pa lëkurë. Masën e përftuar ziejeni duke e bashkuar me një gotë qumësht. Shtoni mjaltë dhe pijeni çdo ditë për 30-40 ditë.
Rozmarina për kujtesë të mirë
Kjo bimë fantastike është ideale për kujtesën dhe për trurin.
Ziejeni një tufë rozmarinë në ujë për pesë minuta. Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë. Pijeni çdo ditë për 3-4 javë. Ju mund të përdorni edhe vaj esencial rozmarine duke e nuhatur çdo ditë.
Vaji i peshkut
Suplementët me vaj peshku përmirësojnë kujtesën dhe funksionet e trurit. Acidet yndyrore tek vaji i peshkut parandalojnë formimin e pllakave të trurit që kanë lidhje me sëmundjen e Alzheimerit. Merrni 600 mg vaj peshku çdo ditë. Ushqehuni rregullisht sa të keni munduesi me salmon, sardele, harengë dhe skumbri.
Frutat e pyllit
Frutat e pyllit siç janë boronicat, qershitë dhe manaferrat janë një burim i shkëlqyer flavonoidësh që përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën. Konsumojini ato rregullisht që të merrni vlerat më të mira.
Ndër ushqimet e tjera më të mira për shëndetin e trurit, janë avokado, panxhari, lëngu i kockave të mishit, brokoli, selinoja, vaji i arrës së kokosit dhe çokollata e zezë. AgroWeb
e.gj/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.7%
-
Jo
28.9%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 1926
Lajme të tjera
-
Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër
4 Maj, 23:02
-
Begaj uron Pashkën Ortodokse: Dita e besimit dhe shpresës, të mbështesim njëri-tjetrin
4 Maj, 23:02
-
VIDEO/ Në vigjilje të Pashkëve Ortodokse, numër i lartë besimtarësh mblidhen në sheshin e kishës së Nartës
4 Maj, 22:31
-
Nesër ‘Dita pa makina’ në Tiranë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve
4 Maj, 22:27
-
‘Klinika 24’/ Menopauza, ja çfarë duhet të kenë parasysh gratë midis moshës 45-55 vjeç
4 Maj, 22:25
-
'Klinika 24'/ Obstetër Gjinekologe Xhensila Omeri: Vajza dhe gra kujdes! Duhet të bëni kontrolle rutine tek gjinekologu për të evituar problemet në kohë
4 Maj, 22:20
-
Pashka Ortodokse, uron Basha: Drita e ringjalljes mbushtë vatrat e çdo familje me shpresën se e mira do të triumfojë mbi padrejtësi
4 Maj, 22:14
-
Moska vendosi Zelenskyn në listën e të kërkuarve/ Ministria e Jashtme ukrainase: Putin të kujtojë se Gjykata e Hagës ka lëshuar urdhër-arresti për të
4 Maj, 21:59
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, për kë do votojnë shqiptarët?
4 Maj, 21:56
-
Zbrazja e Shqipërisë, 'amnistia' Bardhi dhe liria e shtypit
4 Maj, 21:54
-
Elbasani në festë, titulli i Kategorisë së parë ndez qytetin! Tifozët në rrugë
4 Maj, 21:40
-
Tiranë/ Lavatriçja shpërthen gjatë procesit të larjes, plagoset 69-vjeçarja
4 Maj, 21:40