Më herët në emisionin “Rreze Dielli” ka qenë ftuar vetë drejtori aktual i cirkut Kujtim Dumi i cili shpjegon dhe shpalos kërkesat e këtij institucioni artistik, i cili është në varësi të Ministrisë së Kulturës. “Mbetem të habitur kur nga qendra kulturore Tirana, na erdhi njoftimi se  kishte përfunduar edhe gjyqi në apel, gjyqi i shkallës së dytë i cili kishte lënë në fuqi vendim e shkallës së parë gjithashtu kishte ardhur edhe vendimi i një zyre përmbarimore private ku thuhej se në datën 16 shkurt nga ora 10:00 deri në 12:00 duhet të lirohet objekti.

Objekti  në thelb janë 409 m katrorë që zoti Astrit Veliaj i ka blerë pronarëve, e cil ai është kthyer ajo pronë familja Petrela dhe Lleshi të cilat janë dy familje tiranase, dhe pretendon të marrë këtë tokë duke kërkuar edhe qeranë e përdorimit këto vite që ka vazhduar gjyqi. Kjo është histori është e gjatë ka nisur që në 95 me një kthim të padrejtë që ka bërë komisioni i kthimit të pronave sepse ka kthyer një pronë ku bëhet një aktivitet publik dhe ligji nuk lejon që këto prona të kthehen vetëm të njihen dhe të kompesohen,”-është shprehur zoti Dumi.

Ai ka vijuar gjatë intervistës së tij në “Rreze Dielli” se  Cirku Kombëtar nuk është pjesë e këtij konflikti direkt, sepse nuk është palë në proçeset gjyqësore të zhvilluara. Palë e paditur ka qenë ministria e kulturës, Bashkia e Tiranës dhe Qendra Kulturore Tirana pjesë e së cilës ka qenë cirku para rreth 2 vjet e gjysëm më parë dhe më  pas u bë Kombëtar. "Ndonëse nuk jemi palë, jemi direkt të prekurit dhe të shqetësuarit nga ky problem". Dumi ka theksuar se Cirku nuk është i palëvizshëm por që duhet një kohë e gjatë që të bëhet kjo zhvendosje. Sipas tij në çastin kur institucioni që ata janë në varësi Ministria së Kulturës, do të vendosë për ta, do të zbatohet vendimi i tyre. 
 
 Konflikti për truallin në Cirkun Kombëtar ka nisur shumë vite më parë ndërkohë që aktiviteti i Cirkut vijon që prej 56 vitesh.  

rreze dielli

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)