Kujtimet, Vitore Sallaku: Ju rrëfej
 dashurinë e rrallë me Skënderin

Kujtimet, Vitore Sallaku: Ju rrëfej<br /> dashurinë e rrallë me Skënderin
TIRANE- Tetëdhjetëvjetori i lindjes së artistit të madh shqiptar Skënder Sallaku, pa praninë e tij, është i rëndë për bashkëshorten, akrobaten e shquar shqiptare Vitore Sallaku.

Dhimbja e mungesës ndihet gjithandej. Artisti i madh i humorit, Skënder Sallaku, u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare më 11 shkurt të vitit 2014. Ai u lind më25 janar 1935 në Tirane.

Skënder Sallaku u shqua si një nga aktorët më të mëdhenj të humorit gjatë gjithë karrierës së tij. Ish Kampion Kombëtar në mundjen klasike, autor skeçesh e parodish, aktivist shoqëror, ai e shkriu gjithë energjinë dhe pasionin e tij në skenë duke i falur të qeshura dhe lumturi popullit të tij.

Talenti si aktor i humorit spikati që moshën 17-vjeçare, kur kryente shërbimin ushtarak. Skënderi nisi të interpretonte për Estradën e Kufirit. Pas kësaj ai bëri një kualifikim njëvjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit dhe më pas si klloun akrobat në cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur. Por mbi të gjitha, Skënder Sallaku ishte një humorist i shkëlqyer, ku falë roleve të tij të para, u bë shtylla kryesore e Estradës së Tiranës.

Në këtë institucion një kontribut të madh ka dhënë edhe bashkëshortja e tij Vitore Sallaku, akrobatja e parë e shquar shqiptare. Vitorja ka qenë shumë e lidhur me Skënderin në jetën e skenës dhe kjo lidhje nuk u ndërpre kurrë, duke e pasur më vonë Skënder Sallakun edhe bashkëshortin e saj. “Jeta për ne, nuk ka qenë fushë me lule”, thotë Vitorja.

Ndërsa ajo rrëfen, mësojmë se vetëm një dashuri e jashtëzakoshme si ajo e Skënder Sallakut mund të sfidonte të gjitha rrethanat dhe intrigat e jetës në diktaturën komuniste ku ata jetuan pjesën më të madhe të jetës.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë