“Kujtoni se ju kam frikë, mafiozë do t’ju shkatërroj”, pas paralajmërimit të Salvinit, hajdutët i vjedhin shtëpinë e prindërve

“Kujtoni se ju kam frikë, mafiozë do t’ju shkatërroj”, pas paralajmërimit të Salvinit, hajdutët i vjedhin shtëpinë e prindërve

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini

Disa javë më parë, ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, paralajmëroi një luftë të ashpër kundër krimit, mafies dhe drogës.

Mesazhi i qartë për bastardët mafiozë, ndragetistë e kamorristë. Italia nuk do jetë më vendi juaj. Do luftoj ditë e natë dhe do provoj t’ju sekuestroj edhe mbathjet që keni veshur. Dua një ekonomi të fortë e të ndershme…

Mafiozë dhe skafistë për mua jeni i njëjti m*t. Për ata që shkruajnë në mure ‘vdis Salvini’: Kujtoni se më fusni frikën. Kërcënimet tuaja vetëm më bëjnë të qesh”-tha Salvini duke paralajmëruar mafien.

Sot, mediat italiane raportojnë se disa hajdutë kanë grabitur shtëpinë e Salvinit. Banesa e dy prindërve të Salvinit ndodhet në jug-perëndim të Milanos, në Giambellino. Ndërtesa ka qenë modeste, por kjo s’ka penguar që grabitësit të hyjnë dhe të marrin sende me vlerë si bizhuteri dhe të hapin kasafortën. Policia, sakaq ka hapur hetimet për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e autorëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • momenti: 17/08/2018 16:38

    deklarate shum e mire. ardhte ne zbatim ajo qe ka deklaruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja