KUKES - Komuna Grykë Çaj në Kukës ende nuk e ka nisur punën për zhbllokimin e rrugës së fshatit Buzëmadhe, i cili prej ditësh ishte i izoluar nga dëbora.

Rreth 45 familje të këtij fshati kanë hyrë në ditën e 6 të izolimit, ndërsa premtimi i kreut të komunës për zhbllokimin e rrugës ende nuk është mbajtur. Reshjet e dëborës të ditëve të fundit të dëborës sollën edhe bllokimin e rrugës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)