Kukës, mbajnë peng kosovarin
për 6 mijë €, ndërhyn RENEA

Kukës, mbajnë peng kosovarin<br />për 6 mijë €, ndërhyn RENEA
KUKES -  Tre persona kanë mbajtur peng për më shumë se 11 orë një shtetas kosovar duke kërkuar 6 mijë euro në këmbim të lirimit të tij.

Historia e pengmarrjes së shtetasit Flamur Curri nga Kosova nisi mbrëmjen e djeshme (25 shtator) në një lokal në fshatin Shtiqën të Kukësit, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e forcave RENEA për lirimin e pengut dhe arrestimin e 3 të rinjve gjobëvënës.
 
Vetë drejtori i policisë së Kukësit konfirmoi për A1 Report historinë e pengmarrjes dhe operacionin e lirimit të shqiptarit nga kosova.
 
Pengmarrja është kryer mbrëmjen e djeshme në orën 22:00, ndërkohë që policia njofton se arrestimi në flagrancë i tre pengmarrëvesve është bërë sot në mëngjes në orën 09:00.
 
Të arrestuarit janë  Ardjan Rasim Muja, Shkelzen Duraku 29 vjeç dhe Lumir Gashi 28 vjeç.

Nga të dhënat e para mësohet se tre gjobëvënësit kanë qenë të armatosur me dy automatikë dhe një pistoletë

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania