Në prag të fillimit të vitit shkollor në Kukës, prindërit dhe nxënësit kërkojnë shtimin e masave të sigurisë për shkollat e këtij qyteti. Pothuajse në të gjitha shkollat janë vjedhur kabinetet e informatikës, ndërsa janë evidentuar edhe dëmtime në objekte shkollore.
 
Komuniteti i prindërve shprehen se në katër vitet e fundit dëmtimi dhe vjedhja e shkollave nëntëvjeçare në Kukës është kthyer në një problem mjaft shqetësues, pasi objektet arsimore nuk ruhen natën për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e mjeteve të lëvizshme.
 
Ndërsa shkollat e qytetit të Kukës janë ende të papërgatitura për vitin e ri shkollor, në këto institucione ende po kryhen punime, investim i cili sërish rrezikohet të vidhet si shkak i mungesës së rojeve.