Në qytetin e Kukësit vijojnë protestat për faljen e kamatvonesave dhe debive të energjisë elektrike. Dhjetëra banorë  protestuan sot para zyrave të OSHEE-së duke e quajtur këtë të fundit si operatorin e shpërndarjes së varfërisë ndërkohë që paralajmëruan përshkallëzim të protestave deri në bllokim të Rrugës së Kombit.

Sipas protestuesve, nëse institucionet nuk marrin në konsideratë kërkesat e tyre, ata do të bllokojnë Rrugën e Kombit, pasi e kanë të pamundur që të shlyejnë debinë e krijuar në vite, në një kohë kur varfëria në familjet kuksiane është ulur këmbëkryq.
 
Ndërkohë banorët e Kukësit  disa herë kanë mbështetur shoqërinë civile në protestat e mbajtura  për  energjinë elektrike  ndërkohë që  për këtë qëllim  ata kanë firmosur edhe një peticion të iniciuar nga shoqëria civile ku kanë kërkuar që qeveria të negociojë për faljen e kamatë-vonesave dhe debive të krijuara në vite, ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)