Përsëritet katastrofa mjedisore në Liqenin e Fierzës. Rritja e nivelit të ujërave në liqenin e Fierzës, si pasojë e reshjeve të dëborës dhe shirave që ranë ditë me parë ka risjellë ndotjen e basenit më të madh ujor në vend.
 
Rritja e nivelit të përrenjve që derdhen në Drin sjell në liqen të gjithë mbeturinat nga Kosova dhe nga Maqedonia që banorët e zonave pranë tyre hedhin në shtatet e lumenjve. Gjithashtu në këtë pjesë të liqenit, shkarkohet i papërpunuar edhe kolektori kryesor i qytetit të Kukësit.

Kjo ndotje depërton në thellësi të ujërave dhe bashkohet me masivët e mbetjeve të komunave të Kosovës dhe të Maqedonisë, që nëpërmjet Drinit të Zi përfundojnë në sipërfaqen e Fierzës.

Niveli i ndotjes në liqenin e Fierzës në majin e vitit të kaluar krijoi një situatë emergjente mjedisore ku rreth 1 mijë persona, pastruan më shumë se 25 ton mbeturina. Specialistët kanë propozuar vendosjen e një rrjete në grykëderdhjen e lumit Drin për të penguar ardhjen e mbeturinave nga Kosova drejt Shqipërisë.

liqeni
 
Redaksia Online 
(Shqiptarja.com)