Kukës, reshjet e shiut, rrëshqitje
toke në fshatra dhe akset rrugore

Kukës, reshjet e shiut, rrëshqitje<br />toke në fshatra dhe akset rrugore
KUKËS - Me fillimin e reshjeve të shiut, në zonën verilindore të vendit janë shfaqur edhe rrëshqitjet e tokës, të cilat kanë nisur të sjellin shqetësime për banorët e zonës verilindore. Ky fenomen është bërë shqetësues veçanërisht në akset rrugore që lidhin fshatrat me pjesën tjetër të vendit, si edhe në toka bujqësore e banesa.

Reshjet e shiut gjatë këtyre dy ditëve të fundit kanë shfaqur probleme jo vetëm në segmentin e autostradës Morinë – Tunel, në disa segmente të së cilës është vështirësuar lëvizja normale e mjeteve, por edhe në akset e tjera të zonës verilindore. “Kemi rrëshqitje gurësh e materialesh të tjera inerte në aksin rrugor Kukës-Peshkopi, veçanërisht në afërsi të urës së Lapajve, në disa segmente të aksit rrugor Kukës-Shishtavec, në aksin rrugor Kukës-Qafë Mali, si edhe atë Bajram Curri-Qafë Mali", bëri të ditur për ATA, koordinatori i Inspektoriatit Rajonal të Rrugëve, Arben Basha.

Basha tha se po punohet për normalizimin e situatës, për lëvizjen normale të automjeteve.

Erozioni i tokës dhe indiferentizmi i treguar deri tani ndaj këtij fenomeni natyror është me pasoja mjaft të rënda për mjedisin. Janë sipërfaqe të konsiderueshme toke të dëmtuara, sipërfaqe të gjelbëra, por edhe shumë banesa në zona të ndryshme që rrezikohen nga shembja si rrjedhojë e rrëshqitjes së tokës.

“Ç'do vit kemi dëmtime banesash. Ndërsa problemit është vështirë t’i jepet një zgjidhje. Familjet e dëmtuara përfitojnë një ndihmë, por jo një zgjidhje të plotë të problemit”,- thotë përgjegjësi i Zyrës së Emergjencës Civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema.

“Thuajse ç'do dimër, pa reshjeve, kemi banesa që bëhen të pabanueshme, si edhe rrëshqitje të vazhdueshme të dherave pranë banesave”,- thotë kryetari i komunës së Lekbibajt, Gëzim Meshaj.
 
Në rrethin e Kukësit nuk mungojnë studimet gjeologjike të tokës thuajse në të gjitha fshatrat e rrethit. Ndërtimi i banesave të reja në toka me rrezik rrëshqitjeje tregon indiferentizmin e pushtetit vendor, kur dihet se në fshatra si, Lojme, Resk, Fushëmollë, Rrezërrasë, Zallë Lusën, Orgjost, Bele, Kolosjan, Nimcë, Vilë etj, është evident rreziku nga fenomeni i rrëshqitjes.
 
Në rrethin e Kukësit janë rreth 20 fshatra që janë të prekur në një masë të konsiderueshme nga rrëshqitja e tokës, fenomen ky që sa vjen e zgjerohet.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?